Tragjedi në minierën Buçim: Ndërruan jetë dy alpinistë

Sot në orën 11:43 kanë ndërruar jetë dy persona në minierën “Buçim” në Radovish, anëtarë të klubit të alpinistëve “Ploça” nga Radovishi, të cilët kanë qenë të angazhuar për pastrimin e kapanoneve shumë të paqasshme. Në deklaratën zyrtare të minierës “Buçim” qëndron se në njësinë punuese ka ndodhur fatkeqësi, gjatë së cilit dy persona kanë ndërruar jetë, transmeton Portalb.mk.

“Personat që kanë ndërruar jetë janë nënkontraktor nga klubi i alpinistëve “Ploça” – Radovsih të angazhuar për kryerjen e detyrave të punës – pastrim i kapanonëve shumë të paqasshme. Në vendin e fatkeqësisë personeli medicinal i “Buçim” menjëherë i ka ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për dhënien e ndihmës së parë dhe viktimat janë drejtuar në Shtëpinë e shëndetit – Radovish dhe Klinikën – Shtip, ku ëshët konstatuar vdekje”, informuan nga miniera.

Prej aty informuan se, janë njoftuar dhe thirrur të gjitha organet kompetente që kërkohen me ligj në raste të këtilla për kryerjen e ekspertizës.

“Shërbimet për raste urgjente dhe shërbimet përgjegjësi momentalisht po kryejnë hetim. “Buçim” bashkëpunon plotësisht në këtë proces. Është formuar edhe komisioni i cili bën vlerësim për arsyen për fatkeqësinë e ndodhur në pajtueshmëri me të gjitha kërkesat ligjore. Rezultatet nga hetimi do të njoftohen në mënyrë shtesë, menjëherë pasi të jenë në dispozicion gjetjet”, shtohet në deklaratën zyrtare të “Buçim”, prej ku u kanë shprehur ngushëllim të sinqertë dhe të thellë familjarëve të viktimave.

Ngjarjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova, e cila informoi se ekspertiza është në rrjedh, ndërsa e kryejnë ekipe policore dhe prokurori publik. Më shumë detaje për ngjarjen tragjike nga policia paralajmërojnë më vonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button