KSHZ-ja do të vazhdojë me trajnime përforcuese për përdorimin e pajisjes “fingerprint” për zgjedhjet e 17 tetorit

Kryetarët dhe nënkryetarët e vendvotimeve do të vazhdojnë deri më 15 tetor me trajnime shtesë për të përforcuar njohuritë e tyre për përdorimin e pajisjes fingerprint, e cila përdoret për herë të parë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut për identifikimin biometrik, transmeton Portalb.mk.

“Për kryetarët dhe nënkryetarët do të realizohen trajnime shtesë për përdorimin e pajisjes për identifikimin biometrik të votuesve, të cilat planifikohen të përfundojnë deri më 15 tetor 2021. Është e nevojshme që të gjithë të marrin pjesë në trajnime, ndërsa punëdhënësit të lirojnë personat e lartpërmendur nga përgjegjësitë e tyre të punës për kohëzgjatjen e trajnimeve”, deklarojnë nga KSHZ-ja.

Ata njoftojnë se janë siguruar edhe persona të fushës së teknologjisë për të siguruar mbështetje teknike gjatë përdorimit të këtyre pajisjeve gjatë ditës së zgjedhjeve.

“Pajisjet biometrike për identifikimin e votuesve do të dorëzohen më 15 tetor 2021 (e Premte), gjithashtu të shoqëruar nga policia. Materiali zgjedhor do të sigurohet vazhdimisht nga anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, deklarojnë nga KSHZ-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button