fbpx

Ministrja britanike për Evropë dhe Amerikë për vizitë dy ditore në Maqedoninë e Veriut 

Sot  më 13 tetor, ministrja e Mbretërisë së Bashkuar për Evropë dhe Amerikë Uendi Morton do të arrijë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për një vizitë dy ditore.  Në kuadët të vizitës së saj do të marrë pjesë në takimin parë të këshillit për Marrëveshjen për Partneritet, Tregti dhe Bashkëpunim (MPTB) në Ministrinë e punëve të jashtme që do të përforcojë lidhjet tregtare të MB-së me Maqedoninë e Veriut.  Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar Marrëveshjen për Partneritet, Tregti dhe Bashkëpunim në dhjetor të vitit 2020 për të përforcuar mundësitë tregtare pas daljes së MB-së nga BE-ja, përcjellë Portalb.mk.

“Jam e kënaqur që jam në Maqedoninë e Veriut për takimin e parë të këshillit për Marrëveshjen për Partneritet, Tregti dhe Bashkëpunim. Kjo vepron si një kornizë për një dialog më të afërt politik dhe një partneritet tregtar më të zgjeruar. Gjithashtu mbështet bashkëpunimin e zmadhuar mbi mjedisin jetësor, arsimin, të drejtat e njeriut dhe një mundësi për të përforcuar edhe lidhjet tona të sigurisë dhe ato kulturore”, u shpreh Morton.

Në kuadër të vizitës, ajo do të takohet me ministrin e punëve të jashtme Bujar Osmani, zëvendës Kryeministrin përgjegjës për çështjet evropiane Nikolla Dimitrov, ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, do të vizitojë Këshillin Britanik –Projektin Shkollat e shekullit 21, dhe të takohet me organizata të shoqërisë civile të cilat punojnë në mbrojtjen e mjedisit jetësor, në promovimin e të drejtave të njeriut, barazinë gjinore, përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara dhe organizatat e mediave.

“Diskutimet gjithashtu do të zhvillohen edhe për ndryshimet klimatike në prag të konferencës COP26 mbi klimën në Glasgou dhe proceset kryesore të reformave me theks në sundimin e të drejtës, qeverisjes së mirë, të drejtat e njeriut, media, arsimin, barazinë gjinore dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike në Maqedoninë e Veriut.

Kjo është vizita e dytë e ministres në Maqedoninë e Veriut, pasi që ishte pjesëtare e takimit të Ministrave të jashtëm në kudër të Procesit të Berlinit në vitin 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button