Ka rënë një mur në lagjen Dizhon, janë shkatërruar dy vetura, policia heton rastin (FOTO)

Një mur në njërën nga rrugët e lagjes Dizhon është rrënuar tërësisht duke u shkaktuar dëme dy makinave, të cilat kanë qenë të parkuara pranë murit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20. Banorët, të cilët nuk pranuan të japin deklarata për mediat, janë shprehur se kjo ka shqetësuar jashtëzakonisht ata, pasi bëhet fjalë për rrugë në të cilën vazhdimisht ka lëvizje të njerëzve, një aty vazhdimisht rrinë edhe fëmijët e lagjes. Njëri prej banorëve të kësaj lagje, tregoi me shqetësim se ngjarja ka ndodhur vetëm disa minuta pasi ai së bashku me familjen e tij janë larguar nga vendi ku ka rënë muri, shkruan Portalb.mk.

Portalb.mk tentoi që të marrë deklaratë nga pronari i shtëpisë, ku edhe ka qenë muri, por ai refuzoi që të prononcohej.

Sipas banorëve, kjo ka ndodhur pasi që muri ka qenë shumë i vjetër dhe nuk ka qenë aspak i siguruar me shtylla të betonit. Ndërkohë, para pak kohësh pronari ka ndërtuar shtëpi të re dhe ka vendosur asfalt brenda pjesës së vet, gjë që supozohet se ka dëmtuar edhe më tej murin edhe ashtu të pasigurt.

Rasti është paraqitur edhe në polici.

“Më 11.10.2021 në orën 21:15 B.I. (32) nga Shkupi ka paraqitur se ditën e njëjtë rreth orës 20:00 në rr.”Dizhon” është dëmtuar automjeti i tij i udhëtimit “Volkswagen Passat”, me tabela të regjistrimit nga Shkupi, pronë e H.A. (46) nga Shkupi. Automjetet kanë qenë të parkuara menjëherë pranë murit të fqinjit N.I (54), ndërsa në një moment nga arsye të panjohura muri ka rënë mbi automjetet dhe i ka dëmtuar. Nëpunësit policor nga SPB Shkup kanë dalë nga vendin e ngjarjes”, njoftuan për Portalb.mk nga MPB.

Portalb.mk kontaktoi edhe Komunën e Çairit, megjithatë ata nuk kanë informata se çfarë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Dizhon.

Portalb.mk ka vizituar vend ngjarjen, prej ka fotografuar edhe gjendjen momentale pas incidentit.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button