Deputeti gjerman Juratoviq propozon: Mosmarrëveshja midis Sofjes dhe Shkupit të zgjidhet sipas shembullit të Sllovenisë dhe Kroacisë

Përfaqësuesi i social demokratëve gjerman (SPD) në Bundestag, Josip Juratoviq, propozon që Bashkimi Evropian të ridefinojë politikën e tij ndaj Ballkanit Perëndimor dhe bëri thirrje për zhbllokimin e rezistencës së Bullgarisë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe me atë “ruajtjen e autoritetit të BE së”, përcjellë Portalb.mk.

Juratoviq propozon që problemi të zgjidhet me formimin e një trupi arbitrazhi, sipas shembullit, i cili vendosi për mosmarrëveshjen midis Sllovenisë dhe Kroacisë.

Në tekstin autorial të publikuar në ueb-faqen e Institutit ndërkombëtar për studime në lindjen e mesme dhe ballkan (IFIMES), eurodeputeti shkruan se, në një situatë ku një nga 27 vendet anëtare të BE -së mund të bllokojë një vendim në çdo kohë, veprimet e papërshtatshme të BE -së mund të kenë pasoja strategjike për Ballkanin Perëndimor dhe kjo mund të çojë në një ndryshim në orientimin gjeopolitik të rajonit.

Juratoviq i bën thirrje Këshillit të Evropës të pranojë faktin se vlerat e vërteta demokratike nuk kanë mbështetës të vërtetë në mesin e shumë politikanëve në pushtet në Ballkan, dhe me forca të tilla antidemokratike, sipas tij, nuk duhet të bashkëpunojnë fare në mënyrë oportuniste, por t’i mbështesin ato të cilët ndajnë vlerat mbi të cilat është ndërtuar BE.

“Nuk duhet të lejojmë t’i sakrifikojmë vlerat demokratike për hir të një paqeje dhe stabiliteti të dukshëm”, shkroi Juratoviq.

Ai propozon që politika e re ndaj rajonit të përkufizohet përmes tri pikave: bashkëpunimi me parlamentet e vendeve të rajonit, dhe jo me “gurutë e partive”, luftë e fortë kundër korrupsionit në organet shtetërore përmes forcimit të gjyqësorit dhe kundërvënies së edukimit nacionalist të të rinjve përmes shkollave me programe problematike mësimore.

“Prandaj, na nevojitet një libër i ri dhe i zakonshëm i historisë në të cilin kriminelët e luftës emërohen si të tillë, në vend që të quhen heronj. Është e papranueshme që paratë e taksapaguesve të BE-së dhe çdo institucioni ndërkombëtar të përdoren nga individë dhe parti politike në të gjitha nivelet e qeverisjes në Ballkanin Perëndimor që kundërshtojnë dhe mohojnë gjenocidin ose nuk njohin vendimet përfundimtare të gjykatave vendore dhe ndërkombëtare”, theksoi Juratoviq dhe i bëri thirrje Këshillit të Evropës, si institucioni më i vjetër demokratik në tokën evropiane, të përgjigjet.

Juratoviq beson se zbatimi i tre propozimeve të tij është test kyç për besueshmërinë e Unionit.

Kujtojmë se presidenti bullgar, Rumen Radev në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor më 6 tetor në Slloveni deklaroi se, përderisa bullgarët në Maqedoni i nënshtrohet asimilimit suptil dhe u shtypen të drejtat themelore në raport me etnitë tjera, Bullgaria nuk do të thotë “po” për fillimin e negociatave me BE-në.

Presidenti Radev ka deklaruar gjithashtu se, pret që bullgarët në Maqedoni të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa ka shtuar se, gjithashtu pret që të njihet “e vërteta historike”, siç ka qenë e pranuar “e vërteta historike me Greqinë”. Kjo duke nënkuptuar edhe një veto tjetër bullgare ndaj Maqedonisë.

Tani për tani, Shkupi është peng i situatës parazgjedhore në Sofje, e cila nuk ka perspektivë për krijimin e një qeverie, të paktën deri në fund të nëntorit.

Bullgaria është kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve historike dhe gjuhësore. Por edhe nëse ka ndonjë marrëveshje, gjendja e keqe pasqyron paralizën e planit të BE -së që të ndërtojë “unazë miqsh” nga Ukraina në Tunizi, duke ofruar lidhje më të ngushta, por edhe tregti dhe ndihmë.
Bullgaria nga fundi i vitit 2020, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button