Çmimet e automjeteve të përdorura në vend po rriten për shkak të mungesës së çipave dhe gjysmëpërçuesve

Mungesa e çipave kompjuterikë dhe gjysmëpërçuesve ndërkombëtarisht ka rezultuar me probleme në sektorin e automobilave në nivel global. Problemet që tashmë kanë filluar të ndihen edhe në vendin tonë. Paralajmërimi se mungesa e çipave do të zgjasë deri në gjysmën e dytë të vitit 2022, çoi në një rënie të shitjeve të automjeteve në MB në shtator për 34,4 përqind, gjegjësisht numri i automjeteve të reja të regjistruara ishte në nivelin e tij më të ulët mujor për periudhën nga 1999 deri më sot, raporton “Sky News”,

Problemi me çipat kompjuterikë dhe gjysmëpërçuesit po zgjat tashmë një vit e gjysmë dhe për këtë shkak një pjesë e fabrikave për prodhimin e automjeteve po mbyllen. Kjo nënkuptonte një ulje të furnizimit të makinave, që në anën tjetër shkaktoi rritje të çmimeve të automjeteve. Në vendet e zhvilluara, si Britania e Madhe dhe Gjermania, media raporton se një numër gjithnjë e më i madh i blerësve aktualisht po i anulojnë blerjet e automjeteve të rja sepse nuk mund të blejnë modelin që duan, transmeton Meta.mk.

Fakti që prodhimi i makinave të reja është ngadalësuar do të thotë se qytetarët në vendet e zhvilluara të Evropës Perëndimore i mbajnë automjetet e tyre të vjetra, gjë që nga ana tjetër çon rezulton me ulje të ofertës për shitjen e automjeteve të përdorura jashtë vendit. Ndërsa kjo e rrit çmimin e automjeteve të vjetra për shitje.

Në Maqedoni, mbi 80 % e importit të automjeteve dhe mjeteve tjera motorrike për transport i takojnë  grupit të mjeteve të përdorura. Gjithashtu qytetarët i kërkojnë më së shumti nga importuesit në vend.

Edhe pse pasojat e mungesës globale të çipave dhe gjysmëpërçuesve ndikojnë në rritjen e çmimit të automjeteve në vendin tonë, shifrat e sakta nuk mund të saktësohen.

Nga salloni i specializuar për shitjen e makinave të përdorura FAIRAUTO për “Meta.mk” thonë se kjo mungesë e pjesëve definitivisht ndikon në rritjen e kërkesës për automjete të përdorura në vend, por çmimet e automjeteve kanë tendencë të rritjes.

“Nuk ka të dhëna të sakta për tregun e makinave të përdorura, kështu që është shumë e vështirë që sasia e kësaj rritjeje të përcaktohet”, theksojnë nga FAIRAUTO.

Ata shtojnë se kompania e tyre merret ekskluzivisht me shitjen e automjeteve të përdorura që importohen si të reja në Maqedoni, sipas sistemit “të vjetra për të reja”, dhe si automjete zyrtare të përdorura më parë.

Rritja e çmimit të automjeteve të përdorura mund të shihet në reklamat në internet, ku shiten makina. Me kërkimin e bërë nga “Meta.mk”, mund të shihet një rritje e lehtë e çmimit të automjeteve, me çmimin që qytetarët i kërkuan të njëjtës markë të automjeteve disa muaj më parë në krahasim me sot.

Ndryshe, “Meta.mk” tashmë ka shkruar se në gjysmën e parë të këtij viti numri i automjeteve të importuara në vend ishte më shumë se dyfishi në krahasim me periudhën janar-qershor 2020, kur pati një rënie të importeve për shkak të pandemisë me kovid-19. Shifrat e Drejtorisë së Doganave të RMV për korrik dhe gusht 2021 përsëri tregojnë se importi i automjeteve nga jashta ka qenë pothuaj identik krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2020.

Ndalimi i importit të automjeteve me standarde nën EURO 5 nuk do të ketë ndikim negativ

Përfaqësia e specializuar e makinave të përdorura FAIRAUTO thotë se ndalimi i shpallur i importit të automjeteve të përdorura me standarde EURO 5, të cilat Ministria e Ekonomisë e paralajmëroi se do të fillojë të aplikohet në vitin 2022, nuk do të ketë ndikim negativ në punën e tyre.

“Në pjesën më të madhe, ne punojmë me automjete me standarde më të larta mjedisore. Ne blejmë automjete më të vjetra në një maksimum prej 10 përqind të rasteve dhe për këtë arsye ne besojmë se paralajmërimet nga Ministria e Ekonomisë për të ndaluar importimin e automjeteve të përdorura nga jashtë me motorë nën EURO 5, në rastin tonë mund të kenë vetëm një ndikim pozitiv”,u përgjigj FAIRAUTO.

Ndryshe, Ministria e Ekonomisë në fillim të vitit theksoi se në vitin 2021 do të ndalojnë importin nga jashtë të automjeteve të përdorura me standarde të emetimit nën EURO 5. Sidoqoftë, vendimi i tyre i fundit është që ndalimin e importit të automjeteve më të vjetër se 10 vjet të shtyjë deri në vitin 2022.

“Në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, në fazën përfundimtare është analiza e rregullave që dalin nga Ligji për Automjetet, të cilat rregullojnë importin e automjeteve. Në të njëjtën kohë, përcaktohen specifikimet teknike që automjetet duhet të plotësojnë kur importohen për të përmbushur të paktën standardin EURO 5. Rregulloret pritet të miratohen në fillim të vitit të ardhshëm ”, informon Ministria e Ekonomisë për“ Meta.mk ”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button