RMV, ministri vlerësoi që në mënyrë të shkëlqyer po funksionon nxjerrja e certifikatave në formë elektronike

Në Maqedoninë e Veriut ka filluar shërbimi elektronik për nxjerrjen e dokumenteve në formë elektronike edhe në institucione që janë në kompetencë të Ministrisë së Drejtësisë, si shërbimi për nxjerrjen e dokumentit se a është i dënuar qytetari, transmeton Portalb.mk.

“Sipas informatave, qytetarët veçse e kanë përdorur këtë shërbim dhe sistemi po funksionon në formë të shkëlqyer. Qytetarët, në mënyrë elektronike dhe moderne i nxjerrin këto certifikata, gjegjësisht vërtetimin se nuk janë të gjykuar”, deklaroi ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq gjatë vizitës së ti në Shtip.

Ai paralajmëroi që së shpejti do të vazhdohet edhe me digjitalizimin e shërbimeve tjera, si certifikatat nga evidenca penale dhe vërtetimi se nuk është shqiptuar ndonjë dënim për qytetarin, gjegjësisht ndonjë ndalesë për kryerjen e profesionit, aktiviteteve ose ndonjë borxh.

“Kjo ishte shërbimi i parë nga shumë shërbime që janë duke u digjitalizuar, ndërsa qëllimi është që qytetarët mos të jenë të detyruar të presin nëpër sportele dhe këto certifikata të merren në formë elektronike”, deklarojnë nga Ministria e Drejtësisë, duke paralajmëruar edhe digjitalizimin e 34 gjykatave dhe 200 sallave gjyqësore në vend.

Ndryshe, me demonstrim se si nxirret në telefon celularë vërtetim që nuk je i dënuar për tre minuta përfshirë edhe pagesë, më 7 tetor filloi ky shërbim digjital për qytetarë, të cilin do të mund ta marrin nga të gjitha gjykatat në Maqedoni e Veriut me disa klikime.

Për vërtetimin që nuk je i dënuar kërkuesi duhet të shkojë në ueb faqen uslugi.gov.mk. Fillimisht klikon në “jurisprudencë”, ndërsa më pas “nxjerrja e vërtetimit nga evidenca penale për persona fizik”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button