Si do të zhvillohet procesi zgjedhor në Maqedoninë e Veriut duke përfshirë fingerprint dhe problemet që mund të shfaqen

Në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, për herë të parë do të përdoret pajisja për identifikimin biometrik të votuesve përmes pajisjes “fingerprint”, transmeton Portalb.mk.

Një qytetar i cili futet në vendvotim, fillimisht do t’i kontrollohet dokumenti për identifikim personal, identifikimi biometrik i votuesit, kontrollimi dhe nënshkrimi në ekstraktet e Listës së zgjedhësve, dhënia e fletëvotimit dhe faza e fundit është votimi pas paravanit të votimit e futja e fletës së votimit në kuti.

“Votuesi, identitetin personal e dëshmon edhe me gjurmë gishti. Votuesi nuk mund të votojë nëse gjurma e gishtave nuk përputhet me gjurmën e gishtave ne listën e zgjedhësve, megjithëse gjendet në Listën e zgjedhësve”, raportojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, duke sqaruar që KZ-ja në këto raste vërteton identitetin dhe kryen kontroll nëse votuesi nuk ka votuar më parë.

Konfirmimi i identitetit dhe kontrolli nëse ka votuar më herët votuesi, bëhet përmes marrjes së gjurmëve nga gishti tregues i dorës së djathtë, ndërsa si alternativë është gishti tregues i dorës së majtë.

“Nëse pajisja teknike nuk mund të gjejë përputhje të gjurmës së gishtave me gjurmën e gishtave të votuesit në listën elektronike të zgjedhësve, ndërsa KZ-ja mund ta konfirmojë identitetin e votuesit përmes letërnjoftimit ose pasaportës dhe konstaton se votuesi nuk ka votuar më parë përmes nënshkrimeve në listën e zgjedhësve, në atë rast votuesi futet në pajisjen teknike”, deklarojnë nga KSHZ-ja.

Komisioni sqaroi që në rast se pajisja teknike është e papërdorshme teknikisht dhe nuk mund të zëvendësohet atëherë kontrolli i votuesve bëhet me ndihmën e llambës UV. Në këto raste duhet të futet në përdorim edhe spërkatësja e gishtit dhe kontrollimi i gishtit të madh-djathtë te votuesit.

Ndryshe, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar që sot do të vjen sasia e fundit e këtyre pajisjeve, duke llogaritur që deri më tani pranimi është realizuar në tri faza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button