RMV, kallëzim penal për policin i cili dyshohet se ka dhunuar një fëmijë në stacionin policor

Policia ka paraqitur kallëzim penal për një polic të Shtipit i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije, për çka pritet edhe masë disiplinore ndaj tij, transmeton Portalb.mk.

Në bazë të dyshimeve për veprën penale “Maltretim në kryerjen e punës”, policia paraqiti në Prokurori kallëzimin penal për A.M.

I dyshuari më 29 shtator rreth orës 21:00, në hapësirat e Stacionit Policor ka hyrë pa paralajmërim dhe ka shkaktuar lëndime trupore, ashtu që është ftuar edhe ndihma e shpejtë, e cila ka konfirmuar gjendjen duke ofruar edhe ndihmë mjekësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button