Google dhe YouTube do të ndërpresin reklamat për mohuesit e ndryshimeve klimatike

Google nuk do të lejojë më reklamuesit, botuesit dhe krijuesit e YouTube të fitojnë para nga përmbajtja që mohon ekzistencën e ndryshimeve klimatike. Kompania i detajoi ndryshimet në një dokument mbështetës të enjten, shkruan The Verge, transmeton Portalb.

“Sot, ne po shpallim një politikë të re fitimi parash për reklamuesit, botuesit dhe krijuesit e YouTube që do të ndalojë reklamat dhe fitimin e parave nga përmbajtja që kundërshton konsensusin e mirë-krijuar shkencor rreth ekzistencës dhe shkaqeve të ndryshimeve klimatike”, tha ekipi i Google Ads në dokument.

“Kur vlerësojmë përmbajtjen kundër kësaj politike të re, ne do të shikojmë me kujdes kontekstin në të cilin bëhen pretendimet, duke bërë dallimin midis përmbajtjes që deklaron një pretendim të rremë si fakt, kundrejt përmbajtjes që raporton ose diskuton atë pretendim,” tha Google.

Sipas Google do të lejohen reklamat në tema klimatike, si debatet publike mbi politikën e klimës, hulumtimet dhe më shumë.

Veprimi i shtuar kundër mohuesve të ndryshimeve klimatike shënon ndryshimin e dytë të madh të politikës së keqinformimit të Google në ditët e fundit. Mos të harrojmë që YouTube para një jave ndaloi videot me përmbajtje për dezinformimin e vaksinave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button