U arrestua polici 44 vjeçar pasi kontrabandoi me katër persona që ishin futur ilegalisht në Maqedoninë e Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një polic 44 vjeçar nën dyshimin se ka qenë duke bërë transportin e katër personave që kishin hyrë ilegalisht në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Në një pompë benzine të braktisur në fshatin Vinoviç të Kumanovës, punonjës policor kanë arrestuar 44  vjeçarin S.J. nga Velesi, i punësuar në Stacionin Policor në Veles”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, duke sqaruar që në këtë aksion është arrestuar edhe 35 vjeçari E.M. si organizator dhe pjesëmarrës në vepër.

Raportohet që ai me veturën “Mercedes” ishte duke bartur katër kinez të cilët ishin futur në Maqedoninë e Veriut në mënyrë ilegale, ndërsa kishin për synim të shkonin në Gjevgjeli. Policia sqaroi që rasti tashmë është përcjellë edhe te prokurori publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button