Me Bibin dhe Bobin në botën e emocioneve: Ditari i gjërave të bukura (VIDEO)

UNICEF, Ambasada Britanike në Shkup dhe “Bota e Bibit” kanë ngritur një nismë të re për të mbështetur prindërit në zhvillimin e aftësive për përdorimin e aktiviteteve për zhvillimin social dhe emocional të fëmijëve përmes lojës, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Nisma e re nga UNICEF dhe “Bota e Bibit”, e financuar nga Ambasada Britanike, përfshin një seri tregimesh të animuara, libra me figura dhe materiale të tjera për të mbështetur mësimin social dhe emocional në vitet më të hershme të jetës. Nisma u prezantua dje në një onlajn punëtori ku prindërit mund të komunikonin me ekspertë dhe të merrnin këshilla praktike mbi aktivitetet që do t’u ndihmojnë fëmijëve të mësojnë se si të njohin dhe të përballen me emocionet.

“Ne, prindërit, edukatorët, por edhe shoqëria, duhet të përfshihemi në zhvillimin social dhe emocional të fëmijëve. Nëpërmjet integrimit të mendimeve, ndjenjave dhe sjelljeve, këto detyra të rëndësishme të jetës mund të përmbushen”, tha Rejçël Gallouej, Ambasadore e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut.

“Në vitet e para të jetës së një fëmije, truri i tij zhvillohet me shpejtësi të paparë. Kjo periudhë ofron mundësi unike për të formuar aftësinë e fëmijës që të mësojë, të rritet dhe të krijojë marrëdhënie të shëndetshme. Çdo ndërveprim, lidhje dhe lojë, sado e vogël që të jetë, mund të stimulojë zhvillimin e trurit të fëmijëve dhe të përmirësojë shëndetin dhe mirëqenien e tyre,” tha Artur Ajvazov, zëvendës përfaqësues i UNICEF-it.

Ai shtoi se me zhvillimin social dhe emocional jo vetëm që përmirësohet mirëqenia emocionale e fëmijëve, por edhe aftësinë e tyre për të mësuar, për të bashkëpunuar me të tjerët dhe për të zhvilluar aftësitë themelore për mësim formal dhe ndërveprim shoqëror në vitet shkollore dhe më vonë.

Gjatë tre viteve të kaluara, UNICEF dhe Ambasada Britanike kanë punuar për të vënë përdorim një program gjithëpërfshirës për zhvillim social dhe emocional në të gjitha institucionet parashkollore publike në të gjithë vendin. Programi nuk ka të bëjë vetëm me mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve në institucionet parashkollore, por edhe me mësuesit e tyre.

Përvoja e mësuesve tregon se zbatimi i teknikave dhe praktikave për vetë-rregullim, menaxhim me stresin dhe strategji të tjera për mirëqenie u ka ndihmuar atyre të krijojnë aftësi që ata përpiqen t’i formojnë në klasë. Përvoja e tyre gjithashtu tregon qartë se loja dhe tregimi i tregimeve u ndihmojnë fëmijëve të shprehin ndjenjat e tyre, të shoqërohen më mirë, të tregojnë empati për të tjerët në grup, të kujdesen më shumë për mjedisin dhe të ndihen më të lumtur.

Bazuar në këto rezultate pozitive, nisma e UNICEF dhe “Bota e Bibit” synon të mbështesë më shumë prindër dhe fëmijë, përfshirë edhe ata që nuk ndjekin arsimin parashkollor, nëpërmjet materialeve argëtuese edukative që i përfshijnë fëmijët dhe familjet që do të angazhohen në shtëpi. Qëllimi i materialeve është të inkurajojë prindërit të përfshihen dhe të komunikojnë me fëmijët gjatë shikimit të tregimeve të reja të animuara me personazhet e njohur Bibi dhe Bobi, dhe të flasin me fëmijët për emocionet e tyre, të realizojnë aktivitete të përbashkëta relaksimi dhe të mësojnë mënyra të përshtatshme për moshën e caktuar që të përballen me situata të ndryshme.

“Bota e Bibit” ka përgatitur tetë tregime të animuara në të cilat hulumtohen aspekte të ndryshme të zhvillimit shoqëror dhe emocional tek fëmijët, ndërsa do të transmetohen në Televizionin e Maqedonisë, duke filluar nga dhjetori 2021, si dhe një “Libër emocionesh” digjital në gjuhën maqedonase dhe shqipe ..

Episodi i parë i “Ditari i Gjërave të Bukura” u shfaq dje në YouTube në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button