RMV, të rinjtë përdoren për fushata, por nuk vendosen në listat për këshilltarë komunal (infografik)

Të rinjtë ndonëse në fjalimet e partive dhe krerëve të tyre janë “prioritet”, e njëjta nuk mund të thuhet se zbatohet në praktikë në Maqedoninë e Veriut. Pavarësisht se të rinjtë, partitë i përdorin për spote promovuese, fushata të ndryshme për “ardhmërinë” e vendit. përfaqësimi i tyre në kandidaturat për kryetarë komunash, këshilltarë dhe bartës liste është simbolik. E kjo ndikon negativisht në formimin e bindjeve politike te të rinjtë për ndryshim, shkruan Portalb.mk.

Kandidatët për kryetarë komunash që janë nga grup mosha nga 18 deri 29 vjeç janë të përfaqësuar me 2.9 përqind, gjegjësisht nga gjithsej 301 kandidatë në vend vetëm 9 janë të kësaj grup moshe. Vetëm 26% e kandidatëve për këshillat komunal janë të rinj, dhe nga ata 26% më shumë se gjysma janë në 10 pozicionet e para në lista. Përqindja e të rinjve që morën besimin dhe mbështetjen për të qenë bartës të listave të këshilltarëve është dukshëm më e ulët, pra 12%.

Në infografikun e mëposhtëm mund t’i shihni të dhënat, në lidhje me përfaqësimin e të rinjve në zgjedhjet lokale të tetorit

Vlora Reçica, hulumtuese në Institutin për Demokraci "Societas Civilis"
Vlora Reçica, hulumtuese në Institutin për Demokraci “Societas Civilis”

Vlora Reçica, hulumtuese në Institutin për Demokraci “Societas Civilis” tha se momentalisht në Maqedoninë e Veriut kemi problem serioz me përfaqësimin politik te grupeve te ndryshme, duke përfshirë këtu të rinjtë, duke pasur parasysh edhe diskriminim e dyfishtë të grave.

“Problemi kryesor fillon me atë se shumicën e rasteve të rinjte, si pjese e forumeve rinore te partive politike, shpesh japin mundin me të madh për partinë gjatë zgjedhjeve politike, në të njëjtën kohë kanë shumë pak fuqi ne proceset vendim-marrëse, të vet partisë, e që pastaj reflektohet edhe ne institucionet shtetërore.” tha Vlora Reçica.

Blendi Hodai, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Blendi Hodai, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Blendi Hodai, aktivist i shoqërisë civile dhe student tha se përfaqësimi i ulet i të rinjve në listat e kandidatëve për kryetarë komunash, jashtëzakonisht ndikon në formimin e bindjes te të rinjtë për shkak se krijon apati te to

“Fushatat zgjedhore janë pasqyrë të asaj se të rinjtë janë vetëm makineri propaganduese për grumbullim te votave dhe jo për pozita vendimmarrëse. Thirrja në emër të rinisë, nga individë gati në pension, është një hiç më shumë se populizëm i rrejshëm për grumbullimin e votave pasi që i shohim të rinjtë si potencial për të arritur qëllimet e tyre.” tha Blendi Hodai.

Luka Paviqeviq, kryetar i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme
Luka Paviqeviq, kryetar i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme

Luka Paviqeviqkryetar i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme tha se në këto zgjedhje lokale, partitë kanë treguar edhe një herë se sa i vlerësojnë të rinjtë. Sipas tij edhe pse shohim një rritje të përmendjes së çështjeve të të rinjve në programet dhe fjalimet politike, vetë statistikat e ekspozojnë këtë retorikë boshe.

“Demokracia pa të rinjtë nuk ekziston. Postulati themelor i demokracisë është që të gjithë qytetarët duhet të përfshihen në mënyrë të barabartë. Sa i përket të rinjve, kjo nuk është duke ndodhur për momentin. Vetëqeverisjet lokale kryesisht punojnë në çështjet që prekin drejtpërdrejt qytetarët dhe përfaqësojnë një popullsi më të vogël, supozohet se ato do të jenë më të hapura për bashkëpunim me qytetarët.” tha Luka Paviqeviq.

Ndryshe, Kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi shpalli zgjedhjet lokale më 7 gusht për t’u mbajtur me 17 tetor. Fushata parazgjedore vijon dhe duhet të përfundojë më 15 tetor, kur fillon edhe heshtja zgjedhore në mesnatë, ndërsa rrethi i dytë për kandidatët për kryetarë komunash do të zhvillohet më 31 tetor, konkretisht në komunat ku nuk do të ketë fitues pas raundit të parë të votimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button