Lëvizja Antibixhoz: Kryeministri se mbajti fjalën, u mbyll një kazino, u hapën shumë tjera

Lëvizja Antibixhoz sot përmes një konference për shtyp bënë thirrje deri te kryeministri, ministri i Financave, qeveria dhe partitë politike që të qëndrojnë në fjalën e dhënë ndaj tyre se nuk do lejojnë hapjen e objekteve tjera të kazinove. Nga këto të fundit kërkojnë që të harmonizojnë qëndrimet e tyre dhe të sjellin një ligj i cili do të mbrojë qytetarin, shkruan Portalb.mk.

Nga Lëvizja Antibixhoz sot  thanë se bashkë me qytetarët e ndaluan hapjen e kazinos te Universiteti i Tetovës, por nga ana tjetër u hapën edhe shumë objekte tjera që e kanë rënduar edhe më tepër situatën, e që sipas tyre i kanë nënçmuar edhe më shumë si lëvizje dhe e na nënçmuan edhe më shumë si lëvizje dhe shoqëri në përgjithësi.

Lëvizja Antibixhoz, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Lëvizja Antibixhoz, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

“E përkujtojmë kryeministrin se në takimin që e patëm premtoi se do të veprojë konform shteteve të regjionit dhe nuk do të lejojë hapjen e objekteve tjera, mirëpo ndodhi e kundërta ata u shumëfishuan dhe si duket e keqkuptoi hyrjen e Maqedonisë së Veriut në gjirin e shteteve evropiane, duke menduar se numri i madh i objekteve të bixhozit do na mundësojë të bëhemi anëtarë të saj.thanë nga Lëvizja Antibixhoz.”

Nga kjo lëvizje i bëjnë thirrje kryeministrit, ministrit të financave dhe liderëve të subjekteve politike të qëndrojnë në fjalën e dhënë përndryshe do të vazhdojnë ti detektojnë si fajtor kryesor për situatën e krijuar dhe të mos bëhen pre e shantazheve të organizatorëve të atyre lojërave.

“Sa më parë të harmonizojnë qëndrimet e tyre dhe të sjellin ligj që do të mbrojë qytetarin. Për ndryshe do të bëjmë thirrje për padëgjueshmëri qytetare pasi llogarisim se Qeveria nuk ka nevojë për pagesat e qytetarëve pasi financohet nga bixhozi.” theksuan nga kjo lëvizje.

Ministria e Financave
Ministria e Financave

Ministria e Financave përgatiti ndryshime në Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese e cila parasheh që hapësirat ku zhvillohen këto lojëra të fatit të janë gjysmë kilometri larg shkollave dhe universiteteve. Ligji është dorëzuar në Parlament nga Qeveria në qershor të këtij viti, dhe ende është në Parlament. Ndërsa, nuk janë marrë parasysh kërkesat e Lëvizjes Antibixhoz, të cilët kërkuan distancë prej 3 kilometrave larg vendbanimeve.

Në pyetjen e gazetarëve se a mjafton vetëm detektimi i fajtorëve në zgjidhjen e këtij problemi dhe se a duhet të merren masa të tjera, nga Lëvizja Antibixhoz u përgjigjen kështu:

“Jo, nuk mjafton ajo. Ne nuk jemi tërhequr. Shkaku i pandemisë kemi qenë pak më pasiv në atë kuptim që mos të jemi ne fajtor për përhapjen e virusit. E dyta është se ata nuk mund të fshihen mbas problemit që është në RMV si që është bixhozi. Vetë kryeministri e premtoi se nuk do të lejojë kompani të huaja të hyjnë, por ndodhi e kundërta. Ne si pjesë e parë e kemi bërë që do të paraqitemi me padëgjueshmëri qytetare. Ne do t’u bëjmë apel qytetarëve që mos të paguajnë asnjë takse këtij shteti pasi nuk ka nevojë për pagesat tona, pasi varet direkt prej bixhozit, pastaj planifikojmë që të shkojmë edhe në protesta. Nuk mund që ata të rijnë indiferent dhe nuk kanë faj, gjithsesi fajtori kryesor janë ata dhe ligjet sillen atje. Kështu që ato duhet me çdo kusht që të harmonizojnë qëndrimet e tyre edhe njëherë e përgjithmonë të sillet një ligj I cili do të jetë në interes të qytetarëve.”

Nga Ministria e Financave nuk komentojnë kërkesën e Lëvizjes Antibixhoz, megjithatë, cilësojnë se distance prej 500 metrave është e mjaftueshme dhe do të ndikojë në mbrojtjen e popullatës së re nga veset jo të mira.

Ndryshe propozimet e Lëvizjes Antibixhoz të cilët protestuan për një kohë të gjatë në disa qytete të Maqedonisë së Veriut, nuk janë marrë parasysh. Këta të fundit propozuan që kazinot të jenë së paku 3 kilometra larg vendbanimeve. Nga e njëjta Lëvizje paralajmëruan se përsëri do të organizojnë protesta nëse nuk sillet një ligj i cili do të mbrojë qytetarët nga këta lojëra të fatit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button