RMV, prej sot fillon sezoni i ngrohjes qendrore

Komisioni Rregullator për Energjetikë informon se sot fillon shpërndarja e energjisë termike për konsumatorët e lidhur me sistemet e ngrohjes qendrore në Shkup, e cila bëhet sipas rregullave strikte në varësi të kushteve atmosferike dhe temperaturave të jashtme, transmeton Portalb.mk.

“Sipas rregullativës, nëse temperaturat e jashtme janë më të ulëta, shpërndahet sasi më e madhe e energjisë termike dhe anasjelltas, në mënyrë që përdoruesit të kenë siguruar komoditet dhe ngrohje të shtëpive sipas standardeve, gjegjësisht temperaturat nëpër shtëpi jo më të ulëta se 20 +1 gradë Celsius. Në të njëjtën kohë, me këto rregulla të shpërndarjes sigurohet konsumin optimal i energjisë termike dhe harxhime minimale të ngrohjes për konsumatorët”, thonë nga KRRE.

Në kushte të caktuara atmosferike në mot mjaft të nxehtë kur nuk nevojitet ngrohje, theksojnë ata, do të ndërpritet furnizimi me ngrohje, kurse menjëherë pas uljes së temperaturave të jashtme nën vlera të caktuara, ngrohja do të lëshohet përsëri.

“Këtë vit sezoni i ngrohjes fillon para fillimit zyrtar të sezonit të ngrohjes – 15 tetor, pasi temperatura mesatare ditore për ditën pasuese është më e ulët se 12 gradë, prandaj KRRE miratoi shpërndarjen e energjisë termike për të siguruar komoditetin e nevojshëm për konsumatorët”, theksojnë nga organi rregullator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button