Banorët e Vizbegut në protestë: Fëmijët ecin çdo ditë nga 4-5 km për në shkollë, kemi kërkuar transport por komuna nuk i është përgjigjur kërkesës (VIDEO)

Një grup i banorëve të lagjes së Vizbegut sot kanë mbajtur një protestë paqësore, duke bllokuar për një kohë të caktuar komunikacionit në udhëkryqin që në hyrje të Vizbegut, në shenjë revolte për mungesën e transportit për nxënësit e kësaj lagje, shkruan Portalb.mk.

Rreth 1400 nxënës, përpos që nuk kanë shkollë në këtë lagje dhe janë të detyruar që mësimin të ndjekin në tre komuna, ata udhëtojnë çdo ditë me kilometra për të shkuar në shkollë, pasi nuk u është siguruar transporti i organizuar falas.

“E drejtë e shkollimit e fëmijëve afër vendit ku jetojnë është e drejtë e siguruar me të gjitha ligjet dhe konventat ndërkombëtare, por të cilën të drejtë ne qytetarët e Vizbegut për fat të keq asnjëherë nuk e kemi gëzuar. Në mungesë të shkollës, fëmijët e lagjes janë të detyruar që me kilometra të ecin në këmbë në ditët e nxehta të verës, e sidomos tani që jemi në prag të stinëve të vjeshtës dhe të dimrit, ku kushtet atmosferike edhe më tepër e vështirësojnë lëvizjen deri te shkollat ku fëmijët e lagjes Vizbeg ndjekin procesin edukativo arsimor. Ne provuam që të kontaktojmë me autoritetet komunale, ku të tre komunat ku mësojnë fëmijët janë, siç janë Komuna e Çairit, Butelit dhe Shuto Orizarës, por për fat të keq hasëm në jo gatishmëri nga ana e tyre që të na takojnë, ato nuk deshën as që të dëgjojnë hallet që i kemi ne si banorë të lagjes së Vizbegut dhe nuk dëshiruan që të gjejnë mënyrë se si mund të zgjidhet problemi me të cilin ballafaqohen fëmijët e kësaj lagje”, tha Lirim Sejdiu, njëri prej protestuesve.

Ata kërkojnë nga Komuna e Butelit që t’ua sigurojë transport nxënësve deri në afat për ndërtimin e shkollës fillore në këtë lagje.

Nebi Ibrahimi, një tjetër protestues, tha për mediat se, nxënësit e ndjekin mësimin në 3 komuna edhe atë udhëtojnë nga 4,5 kilometra, diku edhe 5.

“Për shkak të kushteve që në Vizbeg ka hasur në vesh të shurdhër, nuk po dëgjohet asnjë fjalë e pushtetarëve që do të bëhet diçka, një përmirësim për nxënësit tonë. Ka pasur vetëm fjalë, por punë hiq”, tha ai.

This slideshow requires JavaScript.

Ndëkaq, Luan Bajrami, një tjetër protestues tha se, kërkesat i kanë dërguar te të tre komunat dhe u kanë dhënë afatin e kërkuanr, Komuna e Butelit nuk është përgjigjur ndërsa dy komunat, e Çairit dhe Shuto Orizares, kanë thënë se do të gjejmë zgjidhje të përbashkët me tre komunat. Deri më tani, nuk është gjetur zgjidhje.

“Te shkolla Ismail Qemali janë 30, te Adem Jashari mbi 90, ndërsa te 26 korriku 1270 janë të Vizbegut. Shkolla është premtuar çdoherë. Unë i kam katër fëmijë në shkollë dhe jam i obliguar çdo ditë t’i dërgojë fëmijët në shkollë dhe t’i marrë. Neve na takon ligjërisht, nëse ne nuk kemi shkollë në Vizbeg atëherë duhet të ketë transport falas për mbi 2 km që është. Ne kërkojmë atë që na takon ligjërisht deri sa të zgjidhet problemi i shkollës. Premtime çdoherë ka pasur dhe do të ketë. Ne jemi mbledhur sot dhe do të vazhdojmë çdo ditë deri sa mos zgjidhet problemi i transportit, por edhe sikur të zgjidhet problemi i transportit ne do të pranojmë përkohësisht atë dhe do t’iu japim afat komunës që të fillojë ndërtimi i shkollës”, tha Bajrami.

LEXO: Ministri Ademi foli për ndërtimin e shkollave në Idrizovë, Vizbeg, Reçicë dhe Bllacë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button