RMV, nga “kamxhiku” për administratën deri te e premtja e shkurtuar

LSDM premtonte se i gjithë vendi do të angazhohet në shërbim të qytetarëve dhe se institucionet do të punojnë në dy turne. BDI, nga ana tjetër, premtoi orë pune të premten deri në orën 13, në mënyrë që të kenë kohë për familjen. Tani propozohet që java e punës për punonjësit administrativ të zgjasë 36 orë.

Partia në pushtet, LSDM, në programet e saj zgjedhore në 2016 dhe 2020 premtoi se administrata do të jetë në shërbim të qytetarëve, se disa institucione do të punojnë me dy turne në mënyrë që shërbimet të jenë në dispozicion për të gjithë. Kryeministri Zoran Zaev për rregulluar problemet në administratë paralajmëronte kamxhik, ventilim, ndërsa kishte edhe ofertë të administratorëve për sektorin privat. Tani me propozimin e fundit nëpunësit e administratës do të punojnë me javë të shkurtuar pune për katër orë, shkruan REL në gjuhën maqedonase.

Projektligji për punonjësit administrativë, me të cilin personeli administrativ do të punojë 36 orë në javë, në vend të 40, është vendosur në Regjistrin Elektronik Kombëtar të Rregulloreve (ENER).

Profesori i Administratës Temelko Risteski thotë se zvogëlimi i orëve të punës nuk është mënyrë për të zgjidhur punët në administratë.

“Në vend të kësaj, unë shoh një proces të tjetërsimit të administratës nga qytetarët, në vend që të jetë shërbim për ta. Edhe me propozimin e ri synimi është që për administratën të merren  disa privilegje, që të ketë një fundjavë të zgjatur, përndryshe është në kundërshtim me parimin e orientimit të shërbimit të administratës ndaj qytetarëve”, tha profesori Risteski.

Pas reagimeve të publikut, Kryeministri Zoran Zaev tha se propozimi për orar më të shkurtë të  punës është e partnerit të koalicionit.

“Si komb, ne duhet të punojmë më shumë, jo më pak. Megjithatë, si një premtim parazgjedhor për pjesëmarrësit politikë në qeveri, kjo është vendosur në ENER dhe diskutimi për këtë çështje posa do të hapet. Besoj se qytetarët do të tregojnë se çfarë është realiteti në vend, ndërsa realiteti është se nëse të gjithë duam paga zvicerane, duhet të punojmë shumë më shumë”, tha kryeministri Zaev.

Ai thotë se pandemia kovid dëshmoi se sistemi mund të funksionojë edhe nëse në punë shkojnë vetëm 38 përqind e stafit të administratës. Zaev thotë se administrata në vitin 2016 ka numëruar 165 mijë, kurse tani ka 132 mijë punonjës. Ai thotë se duhet të bëhet një sistemim i mëtejshëm i administratës.

Sipas Sefer Selimit, analist nga Demokracy Lab, nevojiten reforma të thella për administratën, e cila tani është e joefikase. Propozimet për orë më të shkurtra pune nuk do të rrisin efikasitetin, thotë ai.

“Ne duhet të mësojmë nga administratat e tjera, siç është ajo holandeze, prej ku mendoj se është marrë edhe kjo çështja e orarit të shkurtuar të punës, por prej atje të marrim praktika të tjera, jo orarin e punës. Kjo reformë që po propozohet gjatë ciklit zgjedhor sigurisht që mund të shihet nga aspekti që qeveria dëshiron të tërheqë zyrtarë administrativë, sepse ata janë një numër i madh i votuesve të mundshëm”, thotë Selimi.

Për vite me radhë, hulumtimet kanë treguar se punësimi në shërbimin civil është më tërheqës. Ashtu që, nëse ky propozim për orë më të shkurtra pune realizohet, mund ta bëjë këtë punë edhe më tërheqëse, thotë profesor Risteski.

“Natyrisht, do të kontribuojë në një masë të caktuar dhe në atë drejtim, për të qenë më tërheqës për të rinjtë, mund të mos kontribuojë shumë, por prapëseprapë do të kontribuojë. Nëse punoni deri në orën 12, ju praktikisht zbritni gjysmë fundjave më shumë, fitohet më shumë kohë. Çdo lehtësim në një segment të sektorit publik ka efekt tërheqës për njerëzit”, tha profesori Risteski.

Në programin zgjedhor të LSDM -së nga viti 2016, në pjesën për administratën thuhet  se “I gjithë vihet në shërbim të qytetarëve. Nuk do të ketë pushime nga puna në administratë. “Institucionet kryesore do të punojnë në dy turne.”

Në programin parazgjedhor 2020 thuhet se administrata duhet të shërbejë, jo të jetë barrë për qytetarët.

“Do ta zvogëlojmë administratën për 20 përqind. Ata që janë të gatshëm t’u shërbejnë qytetarëve do të punojnë në administratë”, thuhet në programin e SDSM. ”

Më tej theksohet se në disa institucione – Drejtoria për udhëheqjen e librave amë, Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe Agjencia për Kadastër të Pasurive të Paluajtshme, punohet me dy ndërrime (deri në orën 19.30, gjegjësisht deri në orën 21.30), gjë që siguron realizim të të drejtave dhe shërbimeve kryesore për të gjithë qytetarët.

Orari i shkurtuar i punës për administratën të premten ishte premtimi i BDI-së në fushatë në zgjedhjet e fundit. Partia propozoi të punonte deri në orën 13:00 të së Premtes për t’u dhënë punonjësve kohë për t’iu përkushtuar familjeve të tyre.

Profesori Risteski thotë se partnerët qeveritarë duhet të “hekurosin” pikëpamjet e tyre për një çështje të caktuar, në rastin e administratës.

Kryeministri Zoran Zaev para referendumit për emrin në vitin 2018 në forumet publike, si pjesë e koalicionit “Për Maqedoninë Evropiane” tha se integrimi evropian, përveç që sjell vlera dhe standarde, sjell edhe obligime.

“Dhe për të mos thënë, unë do të them plus. Kjo do të thotë kamxhik! Ata vijnë këtu për të na rregulluar pak, sepse duhet edhe të rregullohemi. Sepse një pjesë e administratës është në punë në 8.30 të mëngjesit, kafe, këmbë në këmbë, hahah-hihuhu, gazeta dhe le të shkojmë në kafene. Jo, jo, do të punoni në orën 8 nëse duam Evropë dhe do të ketë rroga prej dy dhe tre mijë eurosh”, tha Zaev në një takim me qytetarët në Strugë në vitin 2018.

Vitin pasues, qeveria punoi në një paketë masash që u ofronin punonjësve të sektorit publik, të cilët do të identifikoheshin si të tepërt, duke ofruar të shkonin në kompani private.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button