Të gjitha pagesat dhe dokumentet do të jenë të gatshme në telefonin e qytetarit përmes “Shkupi im”, premtoi Shilegov

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, sot prezantoi projektin e ri “Shkupi im” në kuadër të nismës për “Shkupi – qyteti i mençur”, duke përfshirë edhe vendosjen e 10 mijë dritave të reja led për ndriçimin e Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Të gjitha pagesat dhe gjitha dokumentet do të jenë të gatshme në internet ose në telefonin e qytetarit. Përveç kësaj, çdo qytetar mund të ndjek si qyteti punon, deri ku është kërkesa e tij, deri ku është çdo procedurë dhe gjithë kjo të jetë e qasshme në çdo kohë të telefonit të tij”, deklaroi Shilegov, i cili sqaroi që së bashku me Telekomin kanë punuar gjashtë muaj për këtë projekt.

Ai vlerësoi që me këtë projekt, qyteti i Shkupit do të bëhet qytet pa sportele, duke theksuar që “Shkupi të gjitha shërbimet do t’i jep online dhe me këtë do të jetë qyteti i parë i digjitalizuar në rajon’.

“Me kënaqësi mund të them se Shkupi është qyteti i parë në shtet që e ka filluar këtë projekt që nënkupton digjitalizim të plotë të shërbimeve”, deklaroi Shilegov, duke shtuar që përmes këtij projekti do të rritet demokracia, pasi qytetarët do të votojnë për propozimet dhe prioritetet e qeverisjes lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button