U publikuan rregullat dhe çmimet e biletave për ndeshjen kundër Gjermanisë, por paralajmërohet mungesa e Bardhit

Maqedonia e Veriut dhe Gjermania janë dy ekipet që do të përballet në Shkup në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror që do të mbahet vitin e ardhshëm, transmeton Portalb.mk.

Më 8 tetor Maqedonia e Veriut do të përballet me Lihtenshtajnin në fushën mysafire, ndërsa më 11 tetor do të luajë në stadiumin “Todor Proeski” kundër Gjermanisë. Federata e Futbollit të Maqedonisë njoftoi që biletat për këtë ndeshje do të jenë 100, 300 dhe 500 denarë.

“Numri i pjesëmarrësve në arenën “Todor Proeski” për ndeshjen Maqedoni – Gjermani është i kufizuar në 50% të kapacitetit të stadiumit në përputhje me masat për mbrojtje nga virusi Covid-19 dhe protokollit të UEFA-së për pjesëmarrjen e publikut në tribuna”, sqarojnë nga Federata, duke theksuar se biletat do të shiten online por edhe zyra për bileta në stadium që do të jetë e hapur më 9, 10 dhe 11 tetor nga 10:00 deri 18:00.

Tifozët duhet të kenë certifikatën për vaksinim, së paku njërën dozë të vaksinës, ose të kenë kaluar virusin gjatë 45 ditëve.

Përkundër se Enis Bardhi ishte i përfshirë në listën e 26-të futbollistëve të përfshirë për këto dy ndeshje, ai për shkak lëndimeve nuk do të mund të luajë për Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button