Komuna e Tetovës nuk tregon se pse i ndërroi kabinat e stacioneve të autobusëve që kushtuan mbi 40.000 euro

U zëvendësuan stacionet pritëse për të cilat Komuna e Tetovës në nëntor të vitit të kaluar pagoi gjithsej 40,716 euro për nëntë nënstacione, apo 4,524 euro për një. Në vend të stacioneve paraprake janë vendosur kabina të reja prej xhami. Komuna e Tetovës nuk u përgjigj në pyetjet e Portalb.mk se pse janë ndërruar stacionet, madje përgjegjësinë e hodhën te NP “Tetova Transport” që sipas tyre pyetjeve të Portalb.mk duhet t’u përgjigjen ata.

Ditëve të fundit në Tetovë janë vendosur nënstacione të reja prej xhami dhe janë larguar “të vjetrat” të cilat ende nuk kanë mbushur një vit prej se u vendosën nëpër qytet, madje me çmim të lartë, i cili u kritikua dhe u ironizua nga qytetarët e Tetovës, për shkak se atë kohë autobusët ende nuk kishin arritur dhe dizajnit jo të bukur të stacioneve.

Stacionet të cilat janë zëvendësuar, sipas asaj që kamera e Portalb.mk verifikoi gjenden përgjatë Bulevardit “Iliria” dhe atij të “Ilindenit” si dhe stacioni në fshatin Poroj.

Sot që po flasim, qytetarët në rrjete sociale kanë shpërthyer përsëri me kritika ndaj Komunës së Tetovës, pasi këto stacione janë zëvendësuar me të reja nga xhami, edhe përkundër çmimit të lartë që këto stacione paraprakisht ju kushtuan qytetarëve të Tetovës.

Portalb.mk kontaktoi Komunën e Tetovës për të pyetur se përse janë zëvendësuar këto stacione dhe sa kanë kushtuar, nga e njëjta nuk u përgjigjën në pyetjet tona dhe na drejtuan te Ndërmarrja Publike “Tetova Transport” pasi sipas tyre këto të fundit duhet të përgjigjen për këtë.

“Ndërmarrja Tetova Transport është përgjegjëse vetëm për mënyrën e funksionimit të autobusëve, linjave dhe punëve tjera të ngjashme, por jo për këto tjerat.” tha Darko Spirovski.

Këto janë pyetjet në të cilat Komuna e Tetovës nuk u përgjigj:

  1. Për çfarë arsye janë zëvendësuar stacionet e autobusëve të cilat u paguan 4,500 euro copa?
  2. Sa kanë kushtuar stacionet e reja?
  3. A do të zëvendësohen të gjitha stacionet tjera?
  4. Ku do të dërgohen stacionet që janë hequr?

Kështu duken nënstacionet e reja:

This slideshow requires JavaScript.

Kështu dukeshin nënstacionet paraprake:

This slideshow requires JavaScript.

Kjo është e disata herë që Komuna e Tetovës nuk përgjigjet në pyetjet gazetareske të Portalb.mk.

Ndryshe, drejtori i Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport”, Darko Spirovski në një intervistë për Portalb.mk, deklaroi se tani janë krijuar kushtet minimale për funksionimin e autobusëve të transportit publik në Tetovë. Edhe pse Ndërmarrja është themeluar, disa punë vazhdojnë të jenë të papërfunduara dhe për këtë sipas Spirovskit duhet kohë, e sidomos që tani jemi në periudhën parazgjedhore disa punë nuk mund të realizohen për shkak të këtyre të fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button