MPB: Për 73 për qind është zvogëluar numri i viktimave në aksidente në shtator të 2021

Për 73 për qind është zvogëluar numri i viktimave në aksidente në shtator të vitit 2021, informuan sot zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski dhe kryetarja e Këshillit republikan për siguri në komunikacionin rrugor Gordana Kozhuvarovska. Në shtator 2021 ka katër viktima në aksidente trafiku, ndërsa në shtator të vitit të kaluar ka pasur 15, njofton Portalb.

Sipas Kozhuvarovskës, është evidente se fushatat që bashkërisht i realizojnë KRSKRR dhe MPB po japin rezultate. Ajo apeloi që shoferët të jenë të kujdesshëm në komunikacion dhe ta ulin shpejtësinë në afërsi të shkollave dhe kopshteve.

“Përfundoi fushata verore e cila ishte nën moton ‘Vozit i pushuar’ të cilën e realizuan KRSKRR dhe MPB. Kjo fushatë kontribuoi për ulje të numrit të aksidenteve në trafik dhe ulje të numrit të viktimave në aksidente. Në shtator të vitit 2021 ka katër viktima në aksidente trafiku, ndërsa në shtator të vitit 2020 ka pasur 15. Jemi të kënaqur për shkak se është zvogëluar numri i viktimave në aksidente, ndërsa do të jemi plotësisht të kënaqur kur numri i viktimave në aksidente do të jetë zero. KRSKRR vazhdon me aktivitetet e planifikuara. Në shtator filloi viti shkollor, ndërsa me këtë filloi edhe fushata ‘T’i mbrojmë fëmijët në komunjikacion'”, tha Kozhuvarovska.

Zëdhënësi i MPB-së iu falënderua shumicës së qytetarëve të cilët u bashkangjitën në përpjekjet që të sigurohen rrugë sa më të sigurta, por edhe nëpunësve policorë, të cilët çdo ditë japin kontribut për rrugë më të sigurta.

“Për 73 për qind është zvogëluar numri i viktimave në aksidente në shtator tët vitit 2021. Në shtator të 2021 ka katër viktima në aksidente trafiku, ndërsa shtator të vitit të kaluar ka pasur 15. Kjo është ulje serioze, por ne vazhdojmë me aktivitete intensive që këto shifra të zvogëlohen edhe mëtej dhe u bëjë thirrje edhe atyre qytetarëve të cilët deri tani nuk i respektonin rregullat të na bashkangjiten dhe të gjithë bashkërisht të sigurojmë rrugë të sigurta. Viti 2020 ishte viti më i sigurtë sipas numrit të viktimave nëpër rrugë, por nëntë muajt e parë të vitit 2021 tregojnë se ky vit është me numër më të vogël të viktimave nëpër rrugë”, tha Angellovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button