RMV, Zaev: Lëvizim në rrugë të mirë me Bullgarinë, mesazhet nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor duhet të jetë të qarta

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se bisedimet me Republikën e Bullgarisë po lëvizin në rrugë të mirë, ndërsa nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor i caktuar për të mërkurën pret mesazhe të qarta për zgjerimin e Unionit, të cilat do të ishin edhe motivim shtesë që Shkupi dhe Sofja deri në fund të vitit t’i zgjidhin problemet, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.

Pas deklaratës së djeshme të kryeministrit teknik bullgar Stefan Janev, se pas zgjedhjeve në të dy shtetet, dialogu mund të marrë dinamikë më ndryshe, Zaev komentoi se kjo është një nga arsyet, por tjetra është ajo që ka lëvizje të gjërave në drejtim të mirë.

“Fillimisht të gjithë e dimë se kur përfundojnë zgjedhjet të gjithë politikanët janë më të mençur dhe më të përgjegjshëm se sa para zgjedhjeve dhe me të vërtetë me zgjedhje të përfunduara tek ne dhe në Bullgari, kjo është arsyeja e parë që të kemi mundësi të mirë. E dyta, edhe arsye më thelbësore është që në bisedimet po lëvizim në rrugë të mirë, mes vete të kuptueshëm gjithnkë e më shumë është e pranishme nç bisedime – ata të mos na kuptojnë neve, ne t’i kuptojmë ata. Dhe besoj se përmes bisedimeve të tilla, përmes dialogut, përmes diplomacisë së mirë, miqësisë dhe shtrimit të dorës do ta konfirmojmë miqësinë e mirë, por në praktikë gjithashtu këtë duhet ta shohim çdo ditë midis nesh”, tha Zaev.

Ai do ta kryesojë delegacionin shtetëror në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet të mërkurën në Slloveni, ndërsa atje, sipas paralajmërimit të tij, do të takohet edhe me presidentin bullgar Rumen Radev.

“Pres që në Samit të flitet përgjithësisht për Ballkanin Perëndimor sepse ky nuk është samit vendimtar, ky është samit politik kushtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të jenë me të vërtetë një numër i madh i liderëve gjegjësisht presidentëve, kryeministrave, kancelarëve nga të gjithë vendet-anëtare të BE-së. Slloveninë e kemi mik të madh, çdoherë e kemi pasur, kryeministri Jansha angazhohet shumë që ta kthejë sinjalin pozitiv për zgjerim ndaj Ballkanit Perëndimor. Besoj se me formulimet adekuate të fjalive, me gjeste konkrete, me vendime serioze do të dërgohet ky mesazh i zgjerimit të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor dhe do të jetë i pastër dhe i qartë”, deklaroi Zaev pasi paraprakisht theksoi se atje do të jenë prezent edhe liderë të shumtë nga vendet-anëtare të BE-së, midis të cilëve edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti francez Emanuel Makron dhe eurokomisari për zgjerim Oliver Varheji.

Lidhur me përzierjen e palëve të treta në bisedimet me qëllim të gjetjes së zgjidhjes, kryeministri potencoi se edhe eurokomisari Varheji, kryetarja e KE-së, Ursulla fon der Lajen, kryetari i Këshillit Evropian Sharl Mishel, si dhe SHBA-ja, janë miq të cilët mund t’i inkurajojnë të dyja palët. Por, siç thotë, problemi zgjidhet në mënyrë bilaterale dhe pikërisht në bisedimet bilaterale ka lëvizje pozitive.

“Kjo është arsyeja se pse besoj se do të lëvizim drejt zgjidhjes”, shtoi Zaev.

Në deklaratë për mediat, kryeministri edhe një herë theksoi se zgjerimi i BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor është proces i nevojshëm për të dyja palët. Siç tha ai, vendet e Ballkanit Perëndimor e shohin ardhmërinë në BE, por edhe Unioni e di se Ballkani Perëndimor i nevojitet atij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button