Brazil, zhvillohet protestë kundër presidentit Bolsonaro

Në Brazil mijëra persona zhvilluan protestë kundër presidentit Jair Bolsonaro, transmeton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit që u mblodhën me thirrjen e shumë partive politike me ide të majta, sindikatave dhe organizatave të shoqërisë civile, marshuan për shkarkimin e Bolsonaros, sigurimin e më shumë vaksinave kundër koronavirusit (COVID-19 dhe për punësim.

Disa protestues kanë bërë përgjegjës presidentin Bolsonaro për vdekjen e rreth 600 mijë personave nga COVID-19 ndërsa disa të tjerë vendosën në objektiv politikat ekonomike të qeverisë.

Ndërsa disa protestues që u ankuan për koston e shtrenjtë të jetesës morën pjesë në protestë me balona të mëdha të përgatitur në formën e bombolave dhe paketave ushqimore.

Në protestat që u zhvilluan paqësisht me pjesëmarrje të lartë bëhet e ditur se nuk morën pjesë grupet e djathta kundërshtare të Bolsonaros.

Në Brazil, popullsia e të cilit ka tejkaluar 210 milionë banorë, deri më tani është afruar në 27 milionë, numri i atyre që fitojnë më pak se 246 real brazilian (rreth 45 dollarë) në muaj të cilët klasifikohen si “varfëri ekstreme”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button