“No Time To Die” në ditën e parë të publikimit i shtoi 5 milionë funta arkës së filmit

Filmi “No Time To Die”, ka shënuar hapjen më të madhe në arkën e filmit në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i pandemisë Covid-19, transmeton RTV21.

Ky film është hapja më e madhe e një filmi që hapet në kinematë në Mbretërinë e Bashkuar që nga Dhjetori 2019-tës.

Duhet theksuar se paraqitja e Daniel Craig si James Bond në këtë film, vlerësohet se ka ndikuar që filmi të marrë gati 5 milionë funta në ditën e parë, shkruan Daily Mail.

Ndërsa, prodhuesit universalë thonë se filmi ka arritur të shtojë diku 4.5-5 milion funta në arkë.

Shitjet e biletave të ditës së parë ”No Time To Die” janë 13% më të larta se ato të ”Spectre” të vitit 2015, por 26% më të ulëta se ”Skyfall” të 2012-tës.

Sidoqoftë, prodhuesit i kanë përshkruar filmat si “shfaqja më e madhe teatrale e Mbretërisë së Bashkuar të të gjitha kohërave”, me shifrat që janë më të mirat e epokës së pandemisë.

Ndërkaq, më shumë se 30,000 njerëz kanë blerë bileta për shfaqjet e mesnatës së filmit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë dhe 1.6 milion bileta janë shitur për katër ditët e para pas hapjes, 12% më shumë se Spectre, por të ngjashme me Skyfall.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button