RMV, vërtetimi që nuk je i dënuar do të nxirret në telefon celularë për tre minuta, të gjitha gjykatat do të digjitalizohen

Me disa klikime në telefon celularë, për tre minuta do të nxirret vërtetim që nuk je i dënuar, i cili u nevojitet qytetarëve për punësim, për shpallje, për kandidatura për zgjedhje, për vizë dhe të tjera. Për këto çështje, duhej të shkohej fizikisht në sportel në gjykatë që të dorëzohet fillimisht kërkesë, të pritej një javë që të merren dhe të shkohet përsëri në gjykatës që ta merrni, transmeton Portalb.mk.

Vërtetimi që nuk je i dënuar dhe që nuk ndiqesh penalisht do të jetë me kod QR, njëjtë sikurse për vaksinat, parasheh ky projekt i Ministrisë së Drejtësisë, i cili do të fillojë javën e ardhshme. Ministria ka filluar procesin për digjitalizimin e gjykatave me të cilin për herë të parë në mënyrë elektronike do të lidhen gjykatat, por edhe gjykatat me MPB-në dhe me institucionet tjera. Me atë është mundësuar që gjykatat për vetëm 30 sekonda të marrin të dhëna nga baza e një gjykate apo institucioni tjetër dhe përdoruesi menjëherë ta marrë vërtetimin,

Ministria e Drejtësisë sqaroi se, nxjerrja e vërtetimit që nuk je i dënuar do të shkojë në mënyrë që qytetari fillimisht hyn në platformën e – shërbime. Aty do të shtohet edhe shërbimi – certifikatë nga evidenca e dënimeve dhe penale. Shkruhet të dhënat vetëm në disa fusha. Mes tyre është edhe numri i kartës kreditore. Paguhet në formë elektronike në sekondë, shërbimi do të kushtojë njëjtë sikurse është tani për formën e letrës me pritje edhe deri në një javë për vërtetim që nuk je i dënuar.

Përdoruesi e shkarkon atë që e dërgon gjykata, e skenon dhe e ka vërtetimin në telefon celularë. E gjithë procedura, me gjithë pagesë, merr tre deri në katër minuta, thonë testimet e fundit që i bën Ministria e Drejtësisë, para fillimit të këtij shërbimi digjital.

Qytetarëve tani do t’u hapet meny me të gjitha gjykata dhe me një klik do të zgjedhet gjykata sipas vendit të lindjes. Sipas sistemit të vjetër, nëse keni lindur në Gjevgjeli për shembull, ndërsa jetoni në Shkup, për vërtetim duhet të shkoni në gjykatës e vendit të lindjes. Fillimisht të dorëzohet kërkesë, dhe pas rreth një jave, përsëri të shkoni ta merrni personalisht.

“Plani është për një vit të gjitha shërbimet e qytetarëve të digjitalizohen. Në fakt, qëllimi është të ndërlidhet i gjithë komunikimi i qytetarëve dhe gjykatave”, thonë nga kabineti i ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Nga kabineti konfirmojnë se këto ditë do të arrijë ndihmë nga OSBE, prej pajisjen deri në inventar, për incizimin e proceseve gjyqësore, për prezencë dhe ndjekje të gjykimeve nga distanca për 10 gjykata në Maqedoni.

Me mënyrën elektronike të nxjerrjes së dokumentit që nuk je i dënuar, do të ulen harxhimet për letër dhe për personel, por edhe korrupsione me ryshfet dhe lidhje për nxjerrje më të shpejtë të vërtetimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button