Disa orë pasi është kthyer nga mërgimi, është arrestuar ish-presidenti i Gjeorgjisë

Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili, ka thënë se ish-presidenti i këtij shteti, Mikheil Saakashvili, është arrestuar në Gjeorgji, disa orë pasi është kthyer nga mërgimi, në prag të zgjedhjeve lokale, raporton REL.

Saakashvili është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ka thënë Garibashvili, në një konferencë për media më 1 tetor. Ai nuk ka dhënë më shumë hollësi.

Vendndodhja e Saakashvilit ka qenë e panjohur për disa orë, pasi ai ka postuar një video në rrjetin social, Facebook në mëngjesin e së premtes, duke thënë se është në qytetin Batumi, pas tetë vjetëve që është larguar nga shteti i Kaukazt Jugor.

Autoritetet kanë thënë më vonë se nuk ka të dhëna që Saakashvili e ka kaluar kufirin dhe partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane e ka akuzuar atë për kthim të rrejshëm në Gjeorgji.

Saakashvili, që deri më tani ka jetuar në Ukrainë, ka thënë më herët gjatë kësaj jave se ai planifikon të niset drejt Tbilisit për të ndihmuar në “ruajtjen e shtetit” në ditën e zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button