Kërcënime për jetën ndaj aktivistes e cila publikisht vuri në dukje kontrabandën e luanëve në RMV

Aktivistja për të drejtat e kafshëve Tina Mickovska njoftoi se ka pranuar kërcënime për jetën e saj pasi zbuloi publikisht rastin e fotografive të luanit Simba dhe bëri thirrje për përgjegjësi. Ajo njoftoi, në Facebook profilin presonal, se ka frikë për jetën e saj, por nuk do të heqë dorë nga lufta për të hedhur dritë mbi rastin e luanëve të vegjël, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Sidoqoftë, pavarësisht pyetjeve të shumta, Ministria e Punëve të Brendshme ende po hesht për rastin e luanit të vogël që u shfaq në rrjetet sociale i fotografuar derisa dikush e vozit në makina të shtrenjta dhe duke shëtitur nëpër vila dhe hotele luksoze.

Ministria e Brendshme duhet të zbulojë se si ky luan i vogël ka hyrë në vend, kush dhe ku e ka fotografuar që pastaj të postojë fotot në rrjetet sociale.

Përndryshe, kontrabanda e kafshëve ekzotike në vend nuk është një fenomen i panjohur për institucionet.

Nga Drejtoria e Doganave thonë se doganierët në disa raste kanë parandaluar kontrabandë të kafshëve të egra dhe ekzotike. Kafshët janë kapur gjatë përpjekjeve për t’i futur ilegalisht në vend. Kundër autorëve janë ngritur kallëzime përkatëse në mënyrë që kafshët t’u mundësohen kushte të përshtatshme jetese dhe ato janë dhënë në Kopshtin Zoologjik.

Ata shpjeguan më tej se importi i një kafshe të tillë ekzotike nuk është aspak procedurë e thjeshtë.

Në përgjigje të pyetjeve tona nga Drejtoria e Doganave thonë se për tregtinë me kafshë të egra të rrezikuara dhe të mbrojtura është e nevojshme të dorëzohet dokument përkatës, përkatësisht leje nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, leje që duhet të merret paraprakisht.

Kjo do të thotë, siç theksojnë në mënyrë specifike, për importin e luanëve është e nevojshme:

   Pëlqim nga inspektori veterinar në pikën kufitare (N 640-Dokumenti hyrës nga veterinari) i cili jep pëlqimin në përputhje me Ligjin për shëndetin veterinar, ndërsa institucioni kompetent është Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

   Leje për import të specieve të egra të rrezikuara të bimëve dhe kafshëve (CITES) në përputhje me Ligjin për Mjedisin Jetësor, ndërsa  kompetente është Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Ndryshe, dihet rasti i luanit Xhoni, i cili në vitin 2019 mbërriti në Kosovë nga Shqipëria përmes rrugëve alternative dhe që atëherë është mbyllur në një kafaz në një restorant lokal.

Tetë muaj më parë, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola fon Kramon, kërkoi që luani të transferohet nga restoranti “Maja e Zezë” në Kosovës sa më shpejt që mundet.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button