U dogj përsëri deponia ilegale mbi Tetovën

Shkaku i tymit të madh të zi i cili i shqetësoi banorët e Tetovës në orët e pasdites, ishte zjarri në deponinë e egër mbi qytetin e Tetovës, transmeton Telma.

Njësia e zjarrfikësve të Tetovës informuan se zjarri është në një deponi ilegale, ku digjeshin goma dhe një lloj i ngjashëm mbeturinash, të cilat krijuan tym të zi dhe të trashë.

“Zjarri në deponinë ilegale mbi Drenovec në rrugën për në fshatin Xhermë u raportua në orën 1 pasdite. Zjarri është lokalizuar në orën 14:30. Shfaqja e tymit të madh të zi ishte për shkak të djegies së gomave të vjetra nga automjetet dhe llojeve të tjera të mbeturinave.” tha Uka Aliti, komandant i zjarrfikësve të Tetovës.

Tre zjarrfikës ndërhynë me kamion special me një cisternë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button