Aktorët në protestë pasi BFI e riktheu në pronësi objektin e Teatrit për Fëmijë në Shkup (VIDEO)

Me moton “Ktheni teatrin!” aktorë dhe aktivist sot në ora 14:00 nisën protestë para Teatrit Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj në Shkup për të shprehur pakënaqësinë e tyre kundër vendimit për denacionalizimin e objektit të teatrit, njofton Portalb.mk.

Protesta u organizua nga aktorët e Teatrit Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj në Shkup. Numri i protestuesëve ishte dukshëm i vogël. Aktorët e revoltuar kërkuan nga Ministria e Financave që të rishqyrtohet edhe një herë çështja e pronës.

Në protestë mungonte përkrahja e vetë drejtoreshës së teatrit, Dijana Toskës.

This slideshow requires JavaScript.

Ndërkaq, para disa ditëve Bashkësia Fetare Islame konfirmoi rikthimin e pronësisë së objektit të Teatrit Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj në Shkup në cilësinë e vakëfit. Procedura ka mbaruar që në muajin maj mbi bazën e procesit të denacionalizimit.
Myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili për Alsat-M tha se interes i institucionit që ai përfaqëson është që teatri të vazhdojë me punë aty.

Por tani e tutje marrëveshja për shfrytëzimin e objektit duhet arritur mes Ministrisë së Kulturës dhe BFI-së, përkatësisht Myftinisë. Ismaili thotë se teatri nuk është i obliguar të largohet dhe nuk do të largohet. Marrëveshja ose largimi nga prona e BFI-së varet nga vullneti i ministrisë dhe teatrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button