fbpx

Intensifikimi i punimeve në mes të fushatës zgjedhore ka paralizuar dhjetëra rrugë në Shkup dhe Tetovë

Trafiku në qytetin e Shkupit dhe Tetovës ditëve të fundit po përballet me një rrëmujë dhe kaos të vërtetë. Gjithandej nëpër qytet, mund të hasni në kolona të gjata gjatë ditës, gjë që bën të pamundur që qytetarët të arrin  në kohë në destinacionin e tyre. Kjo është shkaktuar nga intensifikimi i punimeve nëpër rrugët e qytetit, për shkak të afrimit të zgjedhjeve lokale, shkruan Portalb.mk.

Kryetarët e komunave kanë rritur aktivitetet e tyre në prag të zgjedhjeve lokale. Vetëm në qytetin e Shkupi, po punohet në disa bulevarde, të cilat lidhin rrugë dhe pjesë kyçe të qytetit, gjë që shkakton edhe kaosin në trafik.

Edhe pse në Maqedoninë e Veriut aktualisht po zhvillohet fushata për zgjedhjet lokale të tetorit dhe ligjërisht nuk duhet të ketë aktivitete të këtilla punuese, një pjesë e punimeve kanë nisur më herët apo në prag të fillimit të fushatës dhe vazhdojnë punimet edhe më tej.

Nga qyteti i Shkupit Portalb.mk mori përgjigje se, momentalisht po punohet në këto pjesë:

  • Bulevardi ASNOM, nga bulevardi Goce Dellçevë deri në hyrjen në “Qeramidnica”, në gjatësi prej 300 metra;
  • Rruga Vasko Karangelevski, nga bulevardi Jane Sandaski deri në bulevardin Brigada e Tretë Maqedonase, me gjatësi prej 1000 metra
  • Udhëkryqi në rrugën Skupi dhe bulevardi 8 shtatori, udhëkryq në bulevardin 8 shtatori dhe bulevardin Nikolla Karev dhe udhëkryq në bulevardin Nikolla Karev dhe bulevardin Sllovenia.
  • Bulevardi Boris Trajkovski, nga Pintia deri në Draçevë, në gjatësi prej 2000 metra
  • Rruga Lluka Gerov, nga rreth-rrotullimi te zjarrfikësi deri në rrugën Volkovska, në gjatësi prej 1800 metra
  • Bulevardi Kiro Gligorov, nga bulevardi ASNOM deri në bulevardin Aleksandar Makedonski, në gjatësi prej 500 metra
  • Ndërtimi dhe depërtimi në rrugën Eseninova, nga bulevardi Boris Trajkovski deri në bulevardin Brigada e Tretë Maqedonase
  • Rruga Indira Gandi, faza e tretë deri te qarkorja, në gjatësi prej 800 metra.

Qendra për menaxhim dhe kontroll të trafikun në Qytetin e Shkupit informoi sot se numër më i madh i veturave janë vërejtur në:

  • Bul. Jane Sandaski drejt bul. K.J. Pitu
  • Bul. Kuzman Josifovski Pitu drejt Qendrës
  • Bihaqka drejt rr. 11 Tetori
  • bul. Krste Misirkov në dy drejtime
  • Dimitrije Çupovski në dy drejtime
  • 11 Tetori në dy drejtime
  • bul. Brigada e Tretë Maqedonase drejt rr. Pranvera
  • bul. Serbia drejt bul. Kiro Gligorov
  • ura Stacioni i ri hekurudhor në dy drejtimet
  • bul. Kiro Gligorov drejt lagjes Autokomandë
  • bul. Ilinden drejt Karposhit
  • bul. Goce Dellçevë në dy drejtime
  • Shën Kirili dhe Metodij drejt bul. Vodnjanska

Me një situatë të ngjashme po përballet edhe Komuna e Tetovës. Edhe kryetarja e kësaj komune, Teuta Arifi, ka lënë shumë projekte për në fund të mandatit të saj të dytë dhe në prag të fushatës së saj zgjedhor për mandatit e tretë në këtë post.

Pra, edhe komunikacioni në Tetovë po përballet me kaos këto ditë, për shkak të punimeve që zhvillohet në rrugët e qytetit.

Rruga Dervish Cara

Momentalisht në këtë qytetet, mes tjerash, po punohet në rrugën që lidh spitalin e Tetovës me rrugën Dervish Cara. Këtu po bëhet asfaltimi i rrugës në gjatësi 180m, rregullimi dhe ndërtimi i kanalizimit. Po rikonstruohet rruga rajonale Tetovë – Xhepçisht, si dhe rruga “Jane Sandaski” që ndodhet në qendër të qytetit dhe shumë e shfrytëzueshme nga qytetarët.

Të gjitha këto rrugë lidhin pjesë kyçe të qytetit.

Fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe në rrethin e parë dhe të dytë të votimit nuk guxon të zgjasë 24 orë para ditës së zgjedhjeve dhe në ditën e zgjedhjeve. Por, edhe përkundër kësaj, kandidatët filluan me fushatë jo zyrtare para kësaj periudhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button