fbpx

Eurokomesari Varhej dhe kryeministri Zaev presin rezultate pozitive nga samiti në Bërdo

Eurkomesari për zgjerim, Oliver Varheji deklaroi sot se, që të arrihet sukses në zgjerim para së gjithash nevojitet përkushtim. Varheji theksoi se, ajo është investim gjeostrategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe rritjen ekonomike. Rruga drejt BE-së është e gjatë dhe e komplikuar dhe e mbushur me sfida, por siç tha ai, për të nuk ka dyshim se Ballkani Perëndimor është tërësisht i përkushtuar në atë që të bëhet pjesë e BE-së dhe për këtë përpiqen sa më shumë të jetë e mundur që ajo të ndodhë. Eurokomesari Varheji, në video – paraqitjen e tij në forumin e 8 të shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor, theksoi se qytetarët në rajon mbështesin fuqishëm integrimin e tij të plotë  në BE, transmeton Portalb.mk.

“Jo vetëm sepse është prioritet politik për elitat politike në këto vende, por gjithashtu është reflektim i mendimit të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, të cilët mbështesin fuqishëm integrimin e plotë të rajonit në BE. Tani në fund të vitit kemi mundësi të jashtëzakonshme dhe sfida që të ndërtojmë punën tonë  dhe të japim moment të freskët të zgjerimit. Javën e ardhshme do të mbahet samiti i BE-së – Ballkani Perëndimor me çka do të vërtetohet përkushtimi ynë për rajonin. Kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë mund vetëm t’i përsëris fjalë e kryetares së KE-së, Fon der Layen, të arrihet marrëveshje për kornizë të pranueshme negociuese, që do të hap rrugën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në kuadër të presidencës sllovene”, tha Varheji.

Ai theksoi se, pas zhvillimeve në Afganistan të gjithë janë të orientuar në hapat gjeopolitik të cilat bëhen.

“Mendoj edhe në Evropën gjithashtu. Edhe ajo gjithashtu të parët janë për fqinjët tanë dhe fqinjët e fqinjëve tanë, fqinjët me të cilët e ndajmë kontinentin janë pjesë nga Ballkani Perëndimor. Tani është e rëndësisë kyçe për Evropën që të ofruar zgjedhjen më të rëndësishme gjeopolitike, që do të thotë integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Për këtë unë vlerësoj se rritet kujdesi për këtë zgjedhjen tonë, për këtë prioritet dhe për këtë unë shpresoj se javën e ardhshme do të dëgjohen porosi shumë të qarta nga liderët nga Evropa dhe shumë pika të qarta në atë drejtim”, tha Varheji,

Një ndër temat e këtij forumi ishte edhe – Përforcimi i Procesit të Aderimit – Perspektiva e Besueshme e BE -së mbi Ballkanin Perëndimor. Kryeministri, Zoran Zaev në fjalimin e tij në kuadër të forumit, tha se kjo temë është kjo temë vjen në kohën e duhur pasi që ka besim se mesazhet nga ky Forum, njëjtë si dhe mesazhet nga vizitat e Presidentes fon der Lajen dhe eurokomisionerit Varhei, do të arrijnë në Bërdo pranë Kranj në Slloveni kur më 6 tetor do të mbahet Samitin i BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“Presim që mesazhet tuaja t’i riafirmojnë vendimet e Komisionit Evropian nga muaji mars 2020 në lidhje me zgjerimin e BE -së në Ballkanin Perëndimor. Atëherë Komisioni Evropian i rekomandoi Këshillit Evropian që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria t’i fillojnë negociatat e anëtarësimit. Të gjitha vendet anëtare të BE -së e pranuan këtë vendim dhe u pajtuan që integrimi i partnerëve të Ballkanit Perëndimor në BE paraqet një investim gjeostrategjik në paqen, stabilitetin, sigurinë dhe rritjen ekonomike në mbarë kontinentin dhe se Ballkani Perëndimor është një pjesë përbërëse e Evropës dhe një përparësi gjeostrategjike për BE –në”, tha Zaev.

Ai shtoi se nëse kjo  status quo mbetet pa perspektivë përparimi, zhgënjimi nga  bllokimi i zgjerimit do të përhapet si një kancer edhe  në proceset e tjera të evropianizimit të vendeve të Ballkanin Perëndimor.

“Për fat të keq, Bullgaria e bllokoi këtë vendim dhe ajo bllokadë është ende aktive. Sinqerisht shpresoj se mesazhet tuaja nga ky Forum do të jenë pjesë e shtysës së re që është aq e nevojshme në këtë moment dhe se më 6 tetor në Slloveni do të ndërmerren hapat e nevojshëm për të zhbllokuar zgjerimin e BE -së. Përparimi ynë në integrimin në BE para së gjithash duhet të varet nga reformat e brendshme që lidhen me kapitujt, legjislacionin e BE -së dhe arritjen e standardeve evropiane, ndërsa ne, në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore evropiane, do t’i intensifikojmë bisedimet me Bullgarinë me një vullnet të sinqertë që të ndërmarrim  hapa më afër zgjidhjes së çështjeve tona të ndërsjella. Për të rikthyer besimin në zgjerim dhe për të forcuar mekanizmat e BE -së për zbatimin efikas të procesit të integrimit dhe anëtarësimin e aleatëve të tij natyrorë në Ballkanin Perëndimor, Brukseli duhet të sigurojë pa rezervë qasjen e liderëve politikë dhe përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile nga ky rajon që të marrin pjesë në aktivitetet në kuadër të Konferencës për Ardhmërinë e Evropës, sepse Ballkani Perëndimor është pjesë pandarë e Bashkimit Evropian”, tha Zaev.

Gasper Dovzhan, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Republikën e Sllovenisë theksoi se hapi i vetëm logjik për BE-në është procesi për zgjerim.

“Kuptohet, Ballkani Perëndimor është pjesë e prioriteteve tona dhe besoj se zhvillimi, stabiliteti, prosperiteti i këtij rajoni është i interesit strategjik i BE-së. Rajoni është pjesë definitive nga Evropa, është e rrethuar me vendet anëtare dhe nuk kemi opsion tjetër përpos të vazhdojmë të intensifikojmë shoqërimin e përbashkët, por gjithashtu të mbështesim edhe shoqërimin rajonal, që gjithashtu është e rëndësishme”, theksoi Dovzhan.

Ai theksoi se zgjerimi në vitin 2014 ka sjellë progres dhe stabilitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button