Pas zjarreve këtë verë, periudha e thatësirave i uli në minimum nivelet e ujit të lumenjve dhe liqeneve

Nivelet e ujit të lumenjve dhe liqeneve janë ulur në minimum, si rezultat i periudhës së thatësisë që e kaploi vendin në periudhën e kaluar. Me përjashtim të lumit Vardar në Demir Kapi dhe lumit Strumicë në Sushevo, në 17 lokacionet tjera në vend, ku bëhet matja, niveli i ujit është më i ulët nga mesatarja për muajin shtator, tregojnë të dhënat e fundit të Drejtorisë për Punë Hidro-Meteorologjike (DPHM) nga matjet për datën 27 shtator, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Uji është nën mesataren edhe në liqenet natyrore në vend, ndërsa të dhënat e fundit nga 27 shtatori thonë që niveli i ujit të Liqeni ti Ohrit është vetëm 4 centimetra mbi minimumin e lejuar prej 693,10 metra. Mesatarja e Liqenit të Ohrit në shtator është 693,33 metra, ndërsa niveli i ujërave liqenore për momentin është 693,14 metra. Identike me këtë, niveli i ujit të Liqenit të Prespës për momentin është 16 centimetra nën minimumin absolut prej 842,25 metra, si dhe mbi 1,6 metra nën mesataren që duhet ta ketë në shtator. Nivel më të lartë të ujërave liqenore ka vetëm Liqeni i Dojranit.

Në minimum ka rënë edhe niveli i ujërave liqenore në liqenet artificiale në vend, ndërsa “Meta.mk” përpunoi edhe fotografi nga niveli më i ulët i Liqenit të Mavrovës:

Niveli më i ulët i ujërave të Liqenit të Mavrovës kah mesi i shtatorit; Foto: Bojan Bllazhevski

Periudha e thatësisë nuk ka ndikim vetëm mbi nivelin e ujit të liqeneve dhe lumenjve, por ka ndikim jashtëzakonisht negativ edhe në bujqësinë. Prognoza agrometeorologjike e DPHM-së për periudhën pas 24 shtatorit është shumë e ngjashme sikur edhe javët e kaluara – edhe një javë vazhdim i thatësisë, pa reshje të reja.

Nga DPHM në parashikimin agrometeorologjik thonë që reshjet e shiut që do të fillojnë ditët në vijim do të jenë në sasi të cilat nuk do ta zgjidhin problemin, përkatësisht thatësia do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, mirëpo me intensitet më të dobët.

Përndryshe, shpeshtësia e periudhave afatgjata të thatësisë, të shoqëruara me stuhi afatshkurta ekstreme me sasi të mëdha të reshjeve janë edhe pasojë e ndryshimeve kliamtike me të cilat përballet vendi ynë. Të dhënat e DPHM-së për vendin tregojnë që sasitë mesatare të rreshjeve në nivel vjetor shfaqin fluktacione drastike nga viti në vit. Gjithashtu, ka muaj kur rajone të tëra nuk kanë aspak reshje, pas të cilave pasojnë periudha afatshkurta në të cilat ka reshje në sasi të mëdha të cilat janë ekuivalente me mesataren e përgjithshme mujore për atë rajon.

Gjatë 20 viteve të fundit, karakteristike është që vërehet trend i zvogëlimit të numrit të ditëve me reshje, por ka rritje të intensitetit të reshjeve, ishte përgjigja që e morëm nga DPHM verën që kaloi për karakteristikat klimatike në Maqedoni gjatë viteve të kaluara.

“Portalb.mk” dhe “Meta.mk” kishin një serë tekstesh për atë që emitimet e gazrave serë nga prodhimtaria energjetike e lëndëve fosilike, transporti jo ekologjik, prodhimtaria industrial pa filtra, zjarret pyjore dhe menaxhimi jocilësor me hedhurinat dhe deponitë janë shkaktarët kryesorë të ndryshimeve klimatike.

Në vitin 2020 për këtë vend është përpunuar Raporti për projektime të ndryshimeve klimatike dhe për ndryshime në ngjarjet ekstreme klimatike, në të cilin është përfshirë analizë për tre periudha kohore: e ardhmja e afërt (periudha 2016-2035), mesi i shekullit (periudha 2036-2065) dhe fundi i shekullit (periudha 2081-2100). Gjatë kësaj, për secilin prej tyre janë përpiluar tre skenarë të ndryshëm për emetimet e gazrave serë: i ulët, i mesëm dhe i lartë.

Megjithatë, nga DPHM thonë se të gjithë skenarët e ardhshëm parashohin temperaturë të zmadhuar mesatare të ajrit, mirëpo ajo që më së shumti do ta ndjejnë njerëzit është shpeshtimi dhe intensiteti i zmadhuar i dukurive ekstreme të motit.

“Sasitë e reshjeve maksimale ditore pritet të rriten në krahasim me periudhën 1986-2005, në pjesën më të madhe të territorit. Në një të ardhme të afërt vlerësohet që rreth 5përqind, ndërsa për mesin e shekullit dhe pjesën perëndimore mbi 10 përqind. Për fundin e shekullit në skenarin e ulët dhe të mesëm, ndryshimi pritet të jetë i njëjtë. Në skenarin e lartë, për fundin e shekullit rritja në disa pjesë është pak më e lartë dhe është rreth 20 përqind”, thuhet në përgjigjen nga DPHM, duke shtuar që probabiliteti për rritje të reshjeve ekstreme është e pranishme madje edhe kur parashihet që do të zvogëlohen sasitë mesatare të reshjeve gjatë viteve të ardhshme.

Çfarë masa të ndërmerren?

Lidhur me atë çfarë duhet të ndërmerr vendi për ta siguruar plotësimin e të gjitha nevojave për ujë të shoqërisë dhe biodiversitetit, Dejan Andonov nga Instituti për Studime të komunikimeve, i cili është koordinator i fushatës për përfaqësim dhe lobim “Kthjellu” për “Meta.mk” thotë që duhet të kufizohet përdorimi i ujit të pijshëm për ujitjen e sipërfaqeve publike, ujitje të tokës bujqësore dhe për industrinë e rëndë, ndërsa nuk duhet lejohet shterje e ujërave në kushte kur niveli i ujit të lumenjve dhe liqeneve është i ulët në shkallë alarmuese. Për humbjet e mëdha të ujit për pijë në sistemet e ujësjellësve.

“Korporatat private, në anën tjetër, duhet të demotivohen nga përdorimi i ujit të ëmbël për prodhim të energjisë elektrike me rritje drastike të kompensimit për koncesion, ndërsa për t’u mbrojtur interesi publik. Përveç kompensimit të njëfishtë për ndarje të koncesionit, ato duhet të paguajnë edhe kompensim vjetor prej 20 përqind të energjisë së shitur elektrike”, thekson ai.

Dejan Andonov shton që duhet të parandalohen edhe keqpërdorimet gjatë përdorimit të ujit për vaditje, duke përfshirë edhe gërmimin edhe hapjen dhe mosparaqitjen e puseve për vaditje të sipërfaqeve bujqësore. Në Maqedoni nuk ekzistojnë të dhëna të sakta sa puse ekzistojnë dhe cilit rrjet i përkasin, ndërsa e gjithë kjo donë të thotë shfrytëzim i potencialit ujor të cilin e ka në dispozicion vendi.

“Shfrytëzimi ditor i ujit nga pusi është i kufizuar deri në 10 metër kub, por në terren kjo shpesh nuk respektohet. Prandaj, çdo shterje e ujit duhet të rregullohet me leje dhe shfrytëzuesi duhet të ketë obligim për të matur dhe të raportojë sa ujë ka shfrytëzuar”, sqarojnë nga “Kthjellu”.

Andonov shton që vendi do të duhet ta përmirësojë monitorimin ekzistues të cilësisë dhe kuantitetit të ujërave, që momentalisht nuk është adekuat për të paraqitur pasqyrë reale për gjendjen me resurset ujore në vend.

“Në sektorin për Hidrologji pranë DPHM, sot ka vetëm 12 të punësuar. Për shkak të kompensimit të ulët nuk mund të gjenden monitorues të ri”, thotë Andonov, duke shtuar që stacioni matës në Asamati, në Liqenin e Prespës thuajse 20 vite nuk punon për shkak të mungesës së resurseve njerëzore.

Nga “Kthjellu” sqarojnë se Qeveria duhet të veçojë buxhet përkatës e të rregullt për riparim dhe mirëmbajtje të rrjetit monitorues hidrologjik si dhe për vendosje dhe mirëmbajtje të rrjetit shtetëror monitorues të ujërave. Në këtë mënyrë, do të fitohen të dhëna reale për statusin e trupave ujor, që është me dobi të madhe nga aspekti i zbatimit të politikave dhe masave për menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të ujërave.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button