fbpx

U publikua lista e futbollistëve të Maqedonisë së Veriut për dy ndeshjet e radhës

Maqedonia e Veriut në dy ndeshjet e radhës do të përballet kundër Lihtenshtajnit dhe Gjermanisë, për çka përzgjedhësi i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Blagoja MIlevski ka publikuar listën e futbollistëve që i ka ftuar, transmeton Portalb.mk.

“Më 8 tetor Përfaqësuesja do të përballet me Lihtenshtajnin në fushën mysafire, ndërsa më 11 tetor do të luajë në stadiumin “Todor Proeski” kundër Gjermanisë”, njoftojnë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM).

Të dy ndeshjet janë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botërore në vitin 2022, ndërsa trajneri ka ftuar 26 futbollistë:

Portier: Dimitrievski, Shishkovski, Iliev

Mbrojtës: Ristovski, Belkovski, Musliu, Ristevski, Alioski, Todorovski, Ashkovski, Zajkov dhe Serafimov.

Mesfushë: Elmas, Bardhi, Spirovski, Kostadinov, Nikolov, Ademi, Rakip dhe Atanasov.

Sulmues: Jahoviq, Ristovski, Miovski, Trajkovski, Çurlinov dhe Gjorgjev.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button