RMV, policia e arrestoi një të dyshuar për vrasjen e policit, ndërkohë Prokuroria filloi hetimet

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 23 vjeçaren nga Velesi si të dyshuar për vrasjen që ndodhi në mesnatë në një shtëpi, kurse Prokuroria Themelore Publike në Veles tashmë është duke ndjekur procedurat për zbardhjen e rastit, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit policor nga SPB Veles kanë arrestuar 23 vjeçarin P.I. nga Velesi, për shkak ekzistimit të dyshimeve se rreth orës 02:20 në një shtëpi me një mjet të mprehtë i ka sjellë plagë të rënda 40 vjeçarit A.R., pas së cilës ndërroi jetë”, deklarojnë nga Policia.

Policia ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj 23 vjeçares, e cila kishte lidhje martesore me 40 vjeçarin.

“Prokuroria në Veles pas marrjes së informative gjatë natës, ka kryer hetim në shtëpinë ku është kryer vepra penale – Vrasje”, raportojnë nga Prokuroria Themelore Publike në Veles, duke theksuar që treguesit e parë theksojnë se vrasja vjen pas një goditjeje me thikë afër zemrës. Prokuroria sqaroi që viktima ishte punonjës I policisë në SPB Veles.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button