Askush nuk është i detyruar të pranojë dozën e tretë të vaksinës

Është thënë shumë herë se vaksinimi kundër Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut është mbi bazë vullnetare, ashtu si edhe doza e tretë e vaksinës Pfizer / Biontech, për të cilën përsëri jepen vetëm rekomandime dhe pranimi i saj nuk është i kushtëzuar, shkruan Vërtetmatësi.

Në një postimFacebook , i cili po ndahet nëpër grupe që janë kundër vaksinimit, po përhapet një dezinformatë se çertifikatat për vaksinën, që jepen pas pranimit të dozës së dytë të vaksinës janë të vlefshme gjashtë muaj.

Ps. çertifikata zgjat gjashtë muaj ose deri në dozën e radhës, nga data e pranimit të dozës së dytë. #doza3

(dhe kështu do na detyrojnë çdo 6 muaj) nëse refuzon të vaksinohesh automatikisht i humb të gjitha benefitet dhe të shpallin antivakser.

Për dallim nga shtetet e tjera, si Kroacia ose Austria (9 muaj), tek ne çertifikata e vaksinimit nuk ka afat. Qeveria e RMV-së çertifikatën e vaksinimit e përcaktoi si një nga kushtet për të marrë pjesë në evente sportive, evente kulturore, punë në restorane, kafeteri, bastore, koncerte, seminare, punëtori dhe evente të tjera në mjedise të hapura.

Postimit i është bashkëngjitur edhe një informacion i inetrpretuar për rregullat në SHBA, me çka, përsëri manipulohen informacionet e publikuara nga Qendra për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve (CDC).

Qendra për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve thotë se njerëzit do të konsiderohen si të pavaksinuar deri më dy janë pas pranimit të dozës së dytë…

Definicioni për personat e vaksinuar është pranuar edhe në vendin tonë, por edhe nga shumë vende të tjera në botë, përfshirë këtu edhe SHBA-të.

Njerëzit konsiderohen plotësisht të vaksinuar: 2 javë pas dozës së tyre të dytë në një seri me dy doza, si vaksinat Pfizer ose Moderna, ose 2 javë pas një vaksine me një dozë të vetme, siç është vaksina Johnson & Johnson. Nëse nuk i plotësoni këto kushte, pavarësisht nga mosha, NUK jeni të vaksinuar plotësisht. Vazhdoni t’i ndërmerrni të gjitha masat e kujdesit deri sa nuk vaksinoheni plotësisht.

Transmetimi i këtij informacioni është pjesë e diskutimit në rrjetet sociale pas rekomandimit të Ministrisë së shëndetësisë të Maqedonisë së Veriut që kategori të caktuara të qytetarëve të vaksinohen me dozën e tretë. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thа se dozën e tretë të vaksinës Pfizer mund ta pranojnë pa dallim se me çfarë vaksine janë imunizuar paraprakisht.

Bëhet fjalë për qytetarët në moshë mbi 60 vjet, dhe në pajtim me periudhën kohore pas pranimit të dozës së dytë do pranojnë mesazh që të vaksinohen. Vaksinimin mund ta bëjnë ku të duan.

Si edhe tek ne edhe në SHBA doza e tretë e vaksinës rekomandohet, nuk është e detyrueshme ose kufizuese.

Qendra amerikane për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve në uebfaqen e saj rekomandon që grupet e njerëzve në vazhdim të pranojnë dozë të tretë të vaksinës:

Është thënë shumë herë se vaksinimi kundër Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut është mbi bazë vullnetare, ashtu si edhe doza e tretë e vaksinës Pfizer / Biontech, për të cilën përsëri jepen vetëm rekomandime dhe pranimi i saj nuk është i kushtëzuar.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button