fbpx

Presidenti i Francës, Macron u godit me vezë gjatë vizitës në një panair (VIDEO)

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është sulmuar me vezë gjatë vizitës së tij në një panair në qytetin Lyon, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në pamjet e publikuara në median sociale, vërehet se gjatë vizitës në një panair ndërkombëtar për sektorin e hotelerisë dhe restoranteve në Lyon, ndaj Macron është hedhur vezë ndërkohë që pranë tij ndodheshin truprojat dhe pjesëmarrësit në panair.

Personi që hodhi vezën gjatë veprimit ka thënë “Rroftë revolucioni” ndërkohë që i dyshuari është ndaluar menjëherë nga ekipet e sigurisë.

Në një deklaratë pas sulmit, Macron tha se “Nëse ka diçka për të më thënë mua le të vijë. Do të shkoj ta shoh më pas”.

Macron më 8 qershor pas vizitës së tij në liceun e hotelerisë dhe turizmit në qytetin Tain-l’Hermitage u afrua për t’u takuar me turmën e cila e priste atë pas barrierave, ndërkohë që një person nga turma e kapi për krahu me njërën dorë dhe me dorën tjetër e qëlloi.

Ndaj presidentit Macron janë hedhur vezë mbi kokë edhe në panairin ndërkombëtar të bujqësisë në Paris gjatë periudhës së kandidimit të tij për president më 1 mars 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button