fbpx

Ka arritur dërgesa e tretë e pajisjeve për gjurmë të gishtave, ka filluar trajnimi i këshillave zgjedhorë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka pranuar sot një dërgesë të terminaleve për gjurmë të gishtave, të cilat do të përdoren për zgjedhjet lokale në vijim. Kryetari i KSHZ, Aleksandër Dashtevski në deklaratën e tij të dhënë për media me rastin e pranimit të dërgesës, tha se dërgesa e arritur ka 980 pajisje dhe tani për tani, do të ruhet në shtëpinë e ARM-së, pasi që nuk ka hapësirë të mjaftueshme në KSHZ, ndërsa më vonë do të dërgohen në ndonjë magazinë që do të jetë i siguruar në mënuyrë adekuate. Ai po ashtu tha se, gjatë ditëve në vijim terminalet do të përgatiten, ndërsa trajnimi për përdorimin e tyre veç më ka filluar, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se lista zgjedhore veç më është mbyllur dhe këto ditë ka qenë në përpunim elektronik, kështu që veç më nga nesër do të mund të fillohet me mbushjen e aparateve, që nëse organizohet mirë, do të përfundojë një javë para zgjedhjeve.

“Do të mbetet vetëm distribuimi i aparateve. Pres që në afat, madje edhe para afatit të arrijnë të gjitha aparatet. E dimë se aparatet e dërgesës së parë janë mbushur dhe veç më prej sot rrjedhë edukimi përkatësisht trajnimi për bordet zgjedhore të cilat i kryejnë edukatorët dhe ato janë në terren me aparatet. Çdo kryetar, zëvendëskryetar dhe anëtarët e tjerë trajnohet me pajisjet dhe kur të përfundojë trajnimi të gjithë do të jenë të gatshëm të menaxhojnë me to”, tha Dashtevski.

Teknologjia, siç tha, është shumë e thjeshtë. Sqaroi se bëhet fjalë për aparat të ngjashëm me tablet, i cili është edhe më i thjeshtë për përdorim, sepse ka më pak ikona.

“Gjatë javës, presim nga kompania që të shpërndahet nga një video për të gjithë, kryetarëve, zëvendëskryetarëve dhe me siguri anëtarëve të këshillave zgjedhorë, që çdokush që nuk ka marrë pjesë në trajnim apo ka harruar si menaxhohet aparati, të mund ta lëshojë videon për demonstrim. Këtë javë do të shtypen edhe doracakë për menaxhim teknik me pajisjen”, tha ai.

Trajnimi do të zgjasë deri më 12 tetor, ndërsa çdokush që vlerëson se nuk është mjaftueshëm i trajnuar për përdorim të aparateve, do të mund të trajnohet në mënyrë shtesë prej 12 deri më 15 tetor.

Pajisjet e para për identifikim biometrik kanë arritur në fillim të këtij muaji dhe me to po trajnohen bordet zgjedhore. Pajisjet për identifikim biometrik apo të njohura si fingerprint janë furnizuar nga kompania gjermane “Dermalog”. Për herë të parë do të shfrytëzohen në zgjedhjet lokale vijuese me qëllim që të rritet besimi i procesit zgjedhor dhe të eliminohen dyshimet e deritanishme në rezultatet zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button