Shqipëria arriti mbi 1.7 milion vaksinime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se numri i vaksinimeve të kryera ka shkuar në 1 milion e 700 mijë, shkruan Top Channel, transmeton Portalb.mk.

“Vaksinohu sot, mbro shëndetin. Vaksinat shpëtojnë jetë. 1 700 000 vaksinime kundër COVID.” shkroi Rama.

Muaji shtator është muaj i hapur vaksinimi për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç, ndërkohë autoritetet kanë vendosur vaksinë me detyrim për ekipet mjekësore, arsimtarët dhe studentët.

Numri i vaksinave të mbërritura në Shqipëri ka shkuar në 2.045.310, ndërsa 6 ditë më parë mbërritën 31.590 doza Pfizer.

Prej ditësh Shqipëria ynë po përballet me shifra të larta të infektuarish dhe viktimash nga Covid-19, ndërsa të shtruar në spitale janë 214 pacientë.

Shqipëria ka shënuar 167,354 raste pozitive që nga fillimi i pandemisë, ndërsa janë shëruar 152,780 qytetarë.

Numri i rasteve aktive është 11,945 dhe 2,629 të prekur kanë ndërruar jetë deri tani.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button