Padi penale për kryetarin e Komunës së Petrovecit dhe shtatë persona të tjerë për larje parash

Drejtori i Drejtorisë për Polici Financiare, Arafat Muaremi sot informoi se, ky institucion i ka dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit padi penale kundër pesë personave fizik dhe tre personave juridike për kryerje të veprave penale, me të cilat i është shkaktuar dëm Komunës së Petrovecit, në vlerë prej mbi gjysmë milionë euro, transmeton Portalb.mk.

I denoncuari i parë është kryetari i Komunës së Petrovecit në periudhën prej vitit 2009 deri sot, i denoncuari i dytë është në cilësinë e pronarit të vërtetë dhe nënshkrues i autorizuar i llogarive bankare të subjektit të denoncuar juridik “Ace trans kompani” DOOEL Shkup dhe subjektit juridik “Leoma trans” DOO Shkup, i denoncuari i tretë është në cilësinë e inxhinierit për mbikëqyrje, i denoncuari i katërt është në cilësinë e pronarit dhe drejtuesit të subjektit juridik të denoncuar “SM BAU” DOO dhe nënshkrues i autorizuar i llogarive bankare të subjektit juridik “Çola top” DOOEL Batincë dhe i denoncuari i pestë është në cilësinë e drejtuesit të subjektit juridik të denoncuar “Ace trans kompani” DOOEL Shkup.

Në konferencën e sotme për media në lidhje me këtë rast, mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski, i cili theksoi se në maj të këtij viti në kabinetin nga një dorëzues anonim ka arritur një ankesë për dyshim për keqpërdorim të pozitës zyrtare, larje parash dhe keqpërdorim të procedurës për furnizim publik, nga ana e personave përgjegjës nga komuna

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button