Naser Eshtrefi në Apel për rastin e “Gjorçe Petrovit” në vitin 2014

Gjykata e Apelit të Shkupit për më 27 shtator ka caktuar seancë publike për rastin e vrasjes së maturantit Angel Petkovskit në vitin 2014-të, ku për rastin në fjalë, tanimë është dënuar në shkallë të parë Naser Eshtrefi, raporton Portalb.mk.

26 mars të këtij viti, Gjykata Penale e Shkupit, Eshtrefin e dënoi me 13 vite burg për therjen me thikë të Petkovskit, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë. Rasti në fjalë ka. Mbrojtja e ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit pasi që nuk janë të kënaqur me aktgjykimin. Ata vazhdojnë të thonë se vepra është kryer pa paramendim, në afekt dhe në mbrojtje të nevojshmeNaseri disa herë ka deklaruar se nuk ndjehet fajtor, po pendohet për veprën.

Të kënaqur me vendimin nuk kanë qenë as prindërit e të ndjerit Petkovski, pasi që sipas tyre “edhe me burg të përjetshëm po që se dënohet, nuk do ta kompensojë Angelin”.

Sipas vendimit gjyqësor ngjarja e cila ka përfunduar tragjikisht ka filluar pasi që Naseri ka hyrë në shtëpinë e Sasho Petkovskit (babait të Angelit) në Gjorçe Petrov dhe e ka vjedhur një biçikletë në sy të tij dhe djalit të tij Angelit dhe është larguar. Ata, sipas gjykatës, i janë vënë pas dhe kanë shkuar që ta presin Naserin te ura ku kalon lumi Vardar, gjegjësisht në afërsi të Spitalit të Syve, në Gjorçe Petrov. Atje janë takuar me Naserit, Angeli i ka thënë babait të tij ky është vjedhësi i biçikletës, ndërkaq kur e ka pyetur Sasho Naserin se a e ke vjedhur ti biçikletën, sipas Gjykatës, Naseri e ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur Angelin dy herë. Babai i Angelit e ka goditur me një dru Naserin, ndërkaq sipas gjykatës, pas kësaj Naseri ka ikur, ndërkaq babai me Angelin janë drejtuar për te Spitali i Syve për ndihmë. Në shkallët e spitalit Angeli ka ndërruar jetë.

Gjykata i ka hedhur poshtë deklaratat e Naserit dhe mbrojtjes së tij, se Angeli dhe Sasho Petkovski e kanë rrahur atë, para se ai ta ther me thikë Angelin. Pavarësisht se nuk është gjetur thika, gjykata për këtë thotë se thikën e ka nxjerrë Naseri, gjegjësisht ashtu siç ka dëshmuar Sasho Petkovski. Kjo lë të nënkuptohet që Gjykata e ka pranuar versionin e Prokurorisë dhe të dëmtuarve të cilat kanë deklaruar se thika ka qenë e Naserit, pavarësisht se ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë.

Procesi gjyqësor është kthyer në rigjykim nga Gjykata Supreme, pasi që fillimisht Gjykata Penale dhe e Apelit Eshtrefin e dënuan me 14 vjet burg. Mbrojtja e ankimoi vendimin në Supreme, për shkak të parregullsive në procedurën gjyqësore dhe Supremja e pranoi ankesën e tyre.

Asokohe, vrasja e 20 vjeçarit, ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilët e vandalizuan disa qindra banorë të së njëjtës lagje, për shkak të vrasjes së maturantit. Të njëjtët kanë mbajtur protesta, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar dëme në disa lokale, pronar të së cilave kanë qenë shqiptarë.  Dëmet nga vandalizmi i protestave në Gjorçe kanë mbetur në barrën e pronarëve.

Më poshtë mund t’i shihni detajet për rastin në fjalë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button