Qytetarët në Maqedoninë e Veriut në formë elektronike do të mund të paraqesin ankesat për administratën publike

Zëvendëskryeministri Lupço Nikollovski dhe ministri për administratë dhe shoqëri informatike, Jeton Shaqiri, sot prezantuan shërbimin e ri për Platformën Nacionale për Shërbime Elektronike, ku qytetarët prej nesër do të mund të prezantojnë ankesat për administratën publike, transmeton Portalb.mk.

“Prej nesër qytetarët pa problem do të mund që përmes internetit të raportojnë në lidhje me shërbimet që i jep administrate ose korrupsionin”, deklaroi Nikollovski, duke e vlerësuar këtë si një mjet për luftimin e korrupsionit.

Nikollovski sqaroi që përveç internetit, qytetarët do të mund të raportojnë për korrupsionin edhe përmes linjës së veçantë të telefonit 02/3150 050, ndërsa ministri Shaqiri vlerësoi që ankesat e tilla do të krijojnë një presion deri te administrata për zgjidhjen e problemeve.

“Me këtë sistem do të përmirësohet transparenca në aspekt të mënyrës së të vepruarit të organeve të administratës shtetërore, në mënyrë të tillë që komunikimi dhe procesi i zgjidhjes do të jetë në mbikëqyrje të qytetarëve dhe të personave juridik, me qëllim që të krijohet “presion pozitiv” për tejkalimin e problemeve”, deklaroi Shaqiri.

Shaqiri paralajmëroi deri në fund të vitit digjitalizim të shërbimeve edhe në Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme, me Ministrinë e Bujqësisë, me Ministrinë e Ekonomisë, me Ministrinë e Punëve të Jashtme, etj.

“Javën e ardhshme do të kemi mundësi përsëri me Ministrinë e Drejtësisë dhe me 26 gjykatat e tërë vendit të promovojmë shërbime të reja për vërtetime dhe dokumente nga evidentimi penal i qytetarëve. Këto janë qindra orë të kursyera të pritjeve në radhë para sporteleve, të nervozizmit dhe të burimit të korrupsionit”, tha Shaqiri.

Ndryshe, ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës nuk do të vendos dokumentomate, gjegjësisht aparate për nxjerrjen e dokumenteve, por në vend të tyre do të investohet në portalin për shërbime elektronike dhe në projektin me Postat e Maqedonisë ku në filialet e tyre do të hapen “Një pikë për shërbime”. Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri sot konfirmoi për Portalb.mk, se pas rekomandimit të Grupit ndërsektorial për digjitalizim, mjetet për blerjen e dokumentomateve do t’i ridestinojnë për mbindërtimin e portalit për e-shërbime

Hulumtimi i Portalb.mk, në lidhje me dhënien shërbimeve elektronike në Maqedoninë e Veriut tregoi se shteti ynë është 10 vite mbrapa Bashkimit Evropian në këtë fushë. Banorët kanë vështirësi në nxjerrjen e dokumenteve “vetëm me një klikim në internet”, pasi që shteti ofron shërbime të kufizuara elektronike.

Lexo hulumtimin e Portalb.mk për shërbimet elektronike:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button