RMV, të rinjtë ishin aktorët kryesorë në defiletë me biçikleta në të gjithë vendin (Galeri)

Në disa qytete në të gjithë vendin dje u mbajtën defiletë e biçikletave në të cilat të rinjtë, entuziastët dhe dashamirët e çiklizmit dhe ecjes kishin fjalën kryesore. Me çiklizëm dhe mbyllje të një pjese të rrugëve, u shënua 22 Shtatori – Dita Ndërkombëtare pa Makina dhe fundi i Javës evropiane të lëvizshmërisë (JEV), transmeton Portalb.mk.

Disa qytetarë iu bashkuan defileve të biçikletave në rrugët dhe bulevardet e qytetit që u zhvilluan në Veles, Prilep, Shkup, Strumicë, Manastir dhe Berovë, gjatë së cilave të rinjtë ishin pjesëmarrësit më të shumtë.

Në Shkup dje, biçikletat lëviznin nëpër rrugët e mbyllura. Të rinjtë nga kryeqyteti ishin me numrit të madh të qytetarëve që iu bashkuan defilesë së biçikletave nga parku “Ibni Pajko” deri tek Parku i Qytetit.

Përveç çiklizmit në rrugët e mbyllura të Shkupit, në Shkollka në Parkun e Qytetit dje u zhvillua llotari dhe hepening muzikë për pjesëmarrësit e defilesë.

Qyteti i Shkupit informon se në kuadër të Javës evropiane të lëvizshmërisë javën e kaluar u organizuan një sërë ngjarjesh, duke përfshirë punëtori online me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme për promovimin e masave për të arritur lëvizshmëri të qëndrueshme urbane, si dhe aktivitete për promovimin e zhvillimit të rrjetit të shtigjeve për biçikleta dhe këmbësorë në qytet.

Këtë vit fushata e BE-së nën moton “Të sigurt dhe të shëndoshë me lëvizshmëri të qëndrueshme” synon të promovojë mënyra alternative, të qëndrueshme dhe format e përbashkëta të transportit si mënyrë për zvogëlimin e përdorimit të makinave dhe reduktimin e emetimeve në ajër, me çka do të realizohej vizioni i strategjisë evropiane të dekarbonizimit.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button