Sofijanova: pas kovid-19 një pjesë e fëmijëve mund të zhvillojnë sindromë inflamatore multisistemike

Virusi SARS-CoV-2 te fëmijët zakonisht jep një pasqyrë më të lehtë klinike që trajtohet vetëm me terapi simptomatike, por është e nevojshme të monitorohet me kujdes çdo rast, thotë drejtoresha e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve dr. Aspazija Sofijanova, transmeton Portalb.mk.

Ajo thekson se nëse vërehet një përkeqësim i shëndetit, duhet të bëhen teste shtesë që do të tregojnë sindroma dhe gjendje më serioze, siç është sindroma inflamatore multisistemike.

Sofijanova, e cila është gjithashtu Kryetare e Shoqatës së Pediatërve, ishte pjesë e onlajn diskutimeve javore të Odës së Mjekëve për t’u lehtësuar komunikimi dhe shkëmbimi i përvojave dhe njohurive mbi parandalimin dhe trajtimin e Covid-19 mes mjekëve në të gjitha nivelet e sistemi shëndetësor.

“Tek fëmijët, Covid-19 është zakonisht i butë dhe trajtohet me terapi simptomatike. Por nëse gjendja përkeqësohet dhe ethet zgjasin më shumë se tre ditë, duhet të merren parasysh ekzaminimet shtesë sepse në raste të rralla, fëmijët mund të preken seriozisht, kurse manifestimet klinike mund të dallojnë nga ata te të rriturit”, tha dr. Sofijanova.

Ajo shtoi se në prill 2020, raportet nga Mbretëria e Bashkuar dokumentuan prezantim tek fëmijët të ngjashëm me sëmundjen jo të plotë Kawasaki ose sindromën e goditjes toksike.

“Që atëherë, ka pasur raporte për fëmijë të prekur në mënyrë të ngjashme në pjesë të tjera të botës. Gjendja quhet sindromi inflamator multisistemik tek fëmijët”, tha prof. Dr. Sofijanova.

Kjo sindromë inflamatore, thotë ajo, shfaqet tek fëmijët që kanë qenë raste asimptomatike, ose kanë pas një pasqyrë të lehtë klinike, kurse pas një periudhe prej dy deri në katër javë zhvillojnë një sëmundje, pra një gjendje të re që shfaqet kryesisht me temperaturë shumë të lartë, mbi 39 gradë dhe 40 gradë e cila zgjat disa ditë dhe e cila nuk zbret me antipiretikë.

“Në lëkurë shfaqen ndryshime të tilla si skuqje në fytyrë, duar, trup, mund të kenë një puçrra në gojë, sytë bëhen të kuq, konjuktivët janë hiperemike, zhvillohet inflamacion të mushkërive, dështim të zemrës, takikardi, zbehje e lëkurës ”, thekson Dr. Sofijanova.

Lidhur me simptomat, ajo shton se sindroma inflamatore multisistemike shkakton te fëmijët edhe shqetësime në stomak, dhimbje, gërditje, të vjella, enterokolit, si dhe dështim të veshkave, çrregullime të koagulimit të gjakut, shqetësim të vetëdijes, dhimbje koke dhe ngërçe.

Kur bëhet fjalë për kushtet post-quid prof. Dr. Sofijanova thotë se praktika tregon dhe një numër i shtuar i fëmijëve me ndezje të zorrës qorre, numër të shtuar të rasteve të diabetit te të miturit, si dhe rritje të sëmundjeve malinje.

“Sidoqoftë, për të konfirmuar nëse ato janë të lidhura me kovid-19 do të nevojiten kërkime të mëtejshme”, tha Sofijanova.

Lidhur me vaksinimin, ajo shprehu mendimin e mbështetjes së plotë për vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç si dhe atyre që kanë sëmundje kronike.

Kryetarja e Odës së Mjekëve, prof. Dr. Kalina Grivçeva Stardelova vuri në dukje se sëmundjet post-kovid janë sfidë serioze me të cilën pacientët, profesionistët shëndetësorë dhe sistemi shëndetësor vetëm sa kanë filluar të përballen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button