“Nata e bardhë” këtë vit do të mbahet më 25 shtator, program i pasur në lokacione të ndryshme në Shkup

Edicioni i sivjetmë i “Natës së bardhë” do të mbahet më 25 shtator në disa lokacione në Shkup. Si pjesë e ngjarjes, në dy podiume muzikore në QRK do të mbahet edicioni i 11 -të i PGV Recordings Festival, në të cilin do të performojnë PMG Kolektiv, Setstat, Marija Kaeva, Blackstate, Lufthansa, DJ Magija, Darko Jordanov, Nino Naumovski, Bozh, Ilina Angel dhe DJ UX nga Amok Radio. Vizitorët eQRK gjatë mbrëmjes, do të mund të njihen me pajisjet inovative urbane Urban snake 2.0, transmeton Portalb.mk.

Në Kurshimli Han, nga ora 20 do të mbahet koncerti i Foltin dhe Eye Cue, si dhe ekspozita e “Skopje strip akcija” nga Tome Trajkov.

“Nata e bardhë” këtë vit do të mbahet në Qendrën e transportit në Velostadin e sapondërtuar, ku do të realizohet ekspozita “Autobusi i artit”, ku veprat e tyre do t’i prezantojnë: Ana Trajkovska, Jana Lulovska, Dorotej Neshovski, Ana Ivanovska, Vladimir Zdraveski, Vladimir Miliq, Marija Jaqovska, Rita Konevska, Dushan Stefanovski, Davor Keskec dhe Ana Jovanovska.

Në Stacionin e vogël do të mbahet ekspozita “Prekja” – ekologjitë e ardhshme, ndërsa në Çifte Hamam për vizitorët do të jetë e hapur ekspozita “Dhoma e shurdhër” e Stojan Pavleski.

Në Parkun Avionçeto në Aerodrom do të mbahet koncer, ku do të marrin pjesë Pajak, Dani Dimitrovska me Orkestrën dhe Gjoko Tanevski dhe Kristina Arnaudova.

Në lagjet Draçevë dhe Hasanbeg do të mbahwt kino e hapur, në të cilën nga ora 20 do të shfaqen filmat “The Whistlers”/Informatorët dhe “Bye Bye Morons” / “Lamtumirë Moronë”.

Për ndjekësit besnikë të çmimeve twitter, nga ora 20 në pellgun e Parkut të qytetit do të mbahet #BelaTwetterNoq.

Nga Qyteti i Shkupit informojnë se në të gjitha ngjarjet në kuadër të “Natës së bardhë” do të duhet të respektohen masat për mbrojtjen kundër kovid-19, për të cilat vizitorëve do t’u kërkohet të dorëzojnë certifikatë vaksinimi ose se e kanë kaluar korona virusin. Për shkak të respektimit të kapacitetit dhe numrit të vizitorëve të pranishëm, hyrja në ngjarje do të jetë sipas parimit “i pari vjen – i pari shërbehesh”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button