fbpx

Është shuar zjarri në rrugën e avokatëve në Shkup (FOTO)

Zjarri që sonte shpërtheu në një shtëpi të braktisur në rrugën e avokatëve pas restorantit “Stara kuqa” është shuar. Njësiti territorial për shuarje të zjarrit në Qytetin e Shkupit ka intervenuar me tre automjete zjarrfikëse dhe me një automjet për furnizim me ujë shkruan MIA, njofton Portalb.

“Në orën 21:18 është pranuar thirrje për shtëpi të djegur në rrugën e avokatëve pas restorantit ‘Stara kuqa’. Pas thirrjes kemi mbërritur me tre automjete dhe me një automjet shtesë për furnizim me ujë. Zjarri është lokalizuar për një kohë të shkurtër, shtëpia është e braktisur dhe në të nuk ka jetuar askush”, deklaroi sonte komandanti i Njësitit zjarrfikëse Vlladimir Simonovski.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button