Për zhvillimin e digjitalizimit në arsimin e Maqedonisë së Veriut, ministria do të marrë mbështetje nga ekspertët estonez

Digjitalizimi i procesit arsimor në Maqedoninë e Veriut planifikohet të zhvillohet nën mbështetjen e ekspertëve nga Estonia, transmeton Portalb.mk.

“Qëllimi i projektit është të ndajë praktikat dhe përvojat më të mira nga digjitalizimi estonez, ndërsa disa nga aktivitetet e projektit përfshijnë: trajnimin dhe mentorimin për nëpunësit shtetëror  dhe institucionet përkatëse në Maqedoninë e Veriut, zhvillimin dhe zbatimin e një zgjidhjeje për menaxhim, si  dhe mbështetjen teknike dhe menaxhimin me ndryshime”, deklarojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).

Ministrja Milla Carovska në kuadër të këtij projekti, sot zhvilloi takim me një delegacion nga Estonia, Ambasadës së Amerikës, dy vende bashkëfinancuese të projektit të mbështetur nga Qendra Estoneze për Partneritetin Lindor (ECIP), projekt i cili planifikohet të zgjatë 18 muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button