Bullgaria do të investojë 30 milion euro para evropiane për zhvillimin e zonave kufitare me Maqedoninë

Tridhjetë milionë euro, para të siguruara nga Bashkimi Evropian, do të investohen në zhvillimin e rajoneve kufitare të Bullgarisë dhe Maqedonisë në 7 vitet e ardhshme, transmeton Portalb.mk.

Fondet janë në kuadër të Programit për bashkëpunim ndërkufitar “Interreg”, me të cilin menaxhon Ministria bullgare për zhvillim rajonal dhe çështje publike. Zëvendësministri Zahari Hristov tha se investimet do të synojnë zhvillimin e një mjedisi të pastër dhe të gjelbër, turizmin e qëndrueshëm dhe mbështetjen e konkurrencës në rajonin kufitar.

Ndër projektet prioritare është ndërtimi i vendkalimit të ri kufitar “Klepalo” midis komunave të Strumjanit dhe Berovës.

Ministri bullgar tha se falë programit “Interreg”, në 20 vitet e fundit është rinovuar pamja e vendbanimeve kufitare e të dy vendeve. Është siguruar qasje adekuate në vendet natyrore, kështjellat dhe kishat e lashta janë restauruar, kurse qendrat kulturore, arsimore dhe sportive lokale janë ndihmuar në zhvillimin e objekteve aktive. Sipas tij, ajo që është bërë deri më tani ka kontribuar në ndryshim pozitiv në marrëdhëniet midis dy popujve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button