Nga nëntori në ShBA mund të udhëtojnë plotësisht të vaksinuarit

Shtetet e Bashkuara njoftuan se i lehtësojnë masat shtrënguese për udhëtim dhe përsëri hapen për udhëtarët nga Britania e Madhe, BE-ja dhe vende të tjera. Nga nëntori, përsëri do të mund të udhëtohet në Shtetet e Bashkuara, por hytrja do t’ju lejohet vetëm personave të vaksinuar plotësisht, të cilët do të testohen dhe kontaktet e tyre do të monitorohen, tha Shtëpia e Bardhë, transmeton Portalb.mk.

ShBA-ja futi kufizime të rrepta për udhëtim prej fillimit të vitit të kaluar dhe vendimi sotëm është përgjigje e kërkesave të aleatëve evropianë në një periudhë të tensionuar marrëdhëniesh. Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë Jeff Zints njoftoi një sistem të ri ndërkombëtar të trafikut ajror.

“Ai bazohet në individë, një vend i vendeve të tëra dhe për këtë arsye ky është një sistem më i fortë. Më e rëndësishmja, shtetasit e huaj do të mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara vetëm nëse janë të vaksinuar plotësisht”, tha Zins.

Sipas rregullave, personat e vaksinuar plotësisht nuk duhet të shkojnë në karantinë, me përjashtim të fëmijëve të cilëve nuk do t’u kërkohet të jenë të imunizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button