Edhe më tej në kërkim të “shpirtit të Unionit”

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

– Fjalimi vjetor i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen –
Malinka Ristevska Jordanova

Me titull “Forcimi i shpirtit të Unionit tonë”, presidentja e Komisionit Evropian më 15 shtator të këtij viti e mbajti fjalimin e saj të dytë vjetor mbi situatën në Union.

Analistët, përmes analizës së përmbajtjes, nxituan të nxjerrin përfundime në lidhje me zhvendosjen e prioriteteve nga viti i kaluar deri sot. Kështu, portali evropian “Politiko” do të vërejë se këtë vit, presidentja përmend shumë më tepër “mbrojtjen dhe sigurinë”, por edhe “lirinë”, ndryshe nga viti i kaluar, kur “gjenerata e ardhshme e BE-së” dhe “udhëheqja” ishin më të përdorurat fjalët.

Analiza më e thellë do të tregojë se kjo është mjaft logjike, duke pasur parasysh se ajo që ishte premtim i madh vitin e kaluar – lufta kundër pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike – tani mund të paraqitet në dritë pozitive. Ekonomia po fillon të dalë nga kriza, kurse është krijuar fondi i rimëkëmbjes dhe ai po fillon të funksionojë. 72% e popullsisë së rritur në BE është e vaksinuar; liria e lëvizjes brenda Unionit është rikthyer me pasaportën KOVID. Megjithatë, tema e dallimeve të regjimit midis shteteve anëtare u shmang. Fakti që Unioni nuk e përmbushi as përafërsisht nga premtimin ndaj vendeve të treta për solidaritet me vaksinimin u mbulua me premtim i ri.

Për sa i përket ndryshimeve klimatike, presidentja pat mundësi të lavdërohet me pakon e trembëdhjetë akteve ligjore të propozuar për zbatimin e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, me të cilat në mënyrë më ambicioze u vendosën objektiva për reduktim të emetimeve në 55% deri në vitin 2030. Ajo paralajmëroi edhe Fond të ri për klimë sociale për varfërinë energjetike, si dhe dyfishimin e ndihmës së huaj për aplikimet për klimën. Von der Leyen u përqendrua në këtë fushë, duke kërkuar përgjegjësi nga aktorët e tjerë globalë – veçanërisht SHBA dhe Kina, duke shprehur pritshmëri të larta nga konferenca e paralajmëruar e OKB -së mbi këtë temë në Glasgou në nëntor të këtij viti.

Nga agjenda digjitale në qendër të vëmendjes ishte nisma për legjislacionin për çipat evropianë për të ashtuquajturin “sovraniteti teknologjik”. Kjo vjen si një reagim ndaj varësisë nga importet nga Azia, kështu që mungesa e gjysmëpërçuesve është shprehur në ngecjen e disa sektorëve, siç është industria e automobilave.

Në fushën e ekonomisë sociale të tregut, spikatin paralajmërimet për programin e ri të të rinjve ALMA, 2022 si Viti i Rinisë Evropiane, një strategji e re evropiane për kujdesin dhe luftën kundër evazionit fiskal.

Pikat më kritike të Unionit sot janë në fushat e mbrojtjes, migrimit, sundimit të ligjit dhe politikës së jashtme.

Për momentin, Unioni nuk duket të ketë një përgjigje më konkrete ndaj sfidave të mbrojtjes, veçanërisht të theksuara pas tërheqjes së NATO -s nga Afganistani. Kryetarja e Komisionit e riafirmoi nevojën për Bashkim Evropian në Mbrojtje, i cili do të diskutohet në Samitin Evropian të Mbrojtjes nën presidencën franceze. Ajo njoftoi edhe për një deklaratë të përbashkët me NATO -n deri në fund të vitit. Ka të ngjarë që kjo temë do të nxehet akoma pasi, sipas vlerësimit francez, “goditja pas shpinë” nga SHBA me shitjen e nëndetëseve bërthamore Australisë në vend të nëndetëseve konvencionale franceze që veç kanë qenë të dakorduara.

Kryetares së komisionit i mbetet të apelojë për marrëveshje mbi Paktin e propozuar për Migracionin dhe Azilin – proces që është shumë i ngadalshëm, për shkak të pikëpamjeve të ndryshme të shteteve anëtare.

Shpirti i BE-së, sipas von der Leyen, është në vlerat e tij- demokracia, liria, sundimi i ligjit. Kërkoi nga shtetet anëtare që të respektojnë vendimet e Gjykatës. Paralajmëroi edhe një propozim legjislativ për lirinë e medias. Megjithatë, është kritikuar ashpër nga eurodeputetët pikërisht për shkak të zbatimit të pamjaftueshëm të zotimeve të sundimit të ligjit.

Në fundi, më intriguesi duket paralajmërimi të shpallet strategji e re e ndërlidhjes e “Portalit Global” si përgjigje ndaj iniciativës së Kinës “Brez dhe Rrugë”, gjegjësisht zgjerimit të Kinës duke mbështetur dhe zbatuar projekte infrastrukturore jashtë vendit. Megjithëse pikat kryesore të kësaj strategjie nuk janë ende të qarta, është e qartë se Unioni do të marrë një qasje më agresive, përmes partneriteteve me vendet individuale, pra grupet e vendeve për “infrastrukturë cilësore”. Kjo është shpallur si një nga prioritetet për samitet rajonale, duke filluar nga samiti i shpallur BE-Afrikë në shkurt të vitit të ardhshëm.

Në fjalimin një orësh Ballkani Perëndimor nuk mungoi, por vetëm me përsëritje të përkushtimit për t’u bashkuar dhe paralajmërimi i një vizite të ardhshme në rajon – në të cilën, ndër tjerash, ende besohet se shpirti dhe trupi i tij i takojnë Evropës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button