U zgjodh kontraktues i ri për pishinën në Strugë pasi u ndërpre kontrata me kompaninë e cila as nuk filloi ta ndërtojë

Pishina e mbyllur në Strugë, e cila është jofunksionale dhe jashtë përdorimit prej vitesh, do të ndërtohet për një vit. Procedura e tenderit për përzgjedhje të kontraktuesit të ri për rindërtimin e tij ka përfunduar dhe kompania që do të ndërtojë pishinën e Strugës brenda dhjetë ditësh duhet të fillojë aktivitetet ndërtimore. Sipas njoftimeve, struganët do të bëhen me pishinë moderne dhe funksionale në vendin ku tashmë 15 vjet ka rrënoja dhe grumbuj plehrash, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsoski, thotë se kompania që e kishte fituar tenderin më parë, për shkak të problemeve financiare dhe pandemisë kovid, nuk ka mund t’i përmbushë obligimet e saj, kështu që kontrata u ndërpre në dëm të kompanisë dhe garancia bankare u aktivizua.

Banorët e Strugës nuk besojnë në këto paralajmërime, sepse para zgjedhjeve të gjithë kanë bërë premtime të rreme, ndërsa për 15 vjet ata kanë parë vetëm një gërmadhë me mure të shembur dhe grumbuj plehrash.

Rindërtimi i pishinës në Strugë, e cila duhej të kushtonte 30 milionë denarë, parashikonte një pishinë funksionale deri në fund të vitit 2021. Është tejkaluar edhe afati për ndërtimin e pishinës së mbuluar në Ohër. Ndërtimi i kë[tij objektit filloi në 2015 dhe duhej të ishte gati për 30 muaj, por edhe pas 5 vitesh ai ende nuk është i përfunduar.

Projekti kushton rreth 5 milionë euro, kurse investitor është Agjencia për Rini dhe Sport. Mojsoski njoftoi se kjo pishinë do të përfundojë deri në sezonin e ardhshëm.

Ndryshe, objekti i rrënuar i pishinës olimpike në qytetin e Strugës në afërsi të shkollës fillore “Vëllezërit Miladiovci” është vendi ku me vite të tëra grumbullohen narkomanët e qytetit. Për zgjidhjen e këtij problemi është premtuar shumë megjithatë nuk ishte asgjë. Zgjidhja e problemit me pishinën ishte edhe një ndër premtimet elektorale të kryetarit aktual të Strugës, Ramiz Merko.

Për më shumë se 15 vite pishina olimpike në qytetin e Strugës është lënë në harresë si nga pushteti qendror edhe nga ai lokal. Pishina olimpike e Strugës është ndërtuar në vitin 1972, ndërsa puna e saj u ndërpre në vitin 2005 dhe që atëherë objekti, tashmë i rrënuar, i pishinës shërben si strehë për narkomanët të qytetit. Këtë fenomen akoma më shqetësues e bënë fakti se pishina ndodhet shumë pranë Shkollës Fillore “Vëllezërit Miladinovci”. Objekti nuk është i rrethuar dhe shpesh ndodh që nga kureshtja fëmijët të hyjnë në këtë ambient të mbushur me shiringa droge dhe ku kundërmon erë tmerruese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button